GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se Rama nuk dha asnjë përgjigjie,  sepse çdo ndërtuesi për çdo pallat i merrte dy kate. Lideri i opozitës tha se PD në 8 vite me 28 miliardë euro ka dyfishuar rroga, ka dyfishuar pensione dhe ka ndërtuar 13 mijë kilometra rrugë nga Hani i Hotit në Gjirokastër.

“Miq, thashë dhe njëherë, jemi më të fortë se kurrë, më të kthjellët se kurrë. Tani jemi në të drejtën tonë, në të në ligjin kombëtar dhe ligjin ndërkombëtar të ngrihemi me të gjithë guximin tonë për të përmbysur këtë regjim. Ne përmbysëm një diktaturë e cila ashtu siç ishte e dobët e me radhë, por të rinj zvarriste në Shkodër, kufoma të rinjsh zvarriste në Shkodër, në Korçë, në Gjirokastër, megjithatë nuk mbijetoi dot, por e përmbysëm. Ne këtë duhet ta përmbysim me një betim solem. Me një betim solem, do të përmbushim misionin tonë. Në diktatura fitojnë ata të cilët nga mëngjesi deri në darkë i thonë vetes, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Dhe ai mendon se mund të mbrojë Lubinë, se mund të bllokojë parlamentin. Absolutisht. Jo Lubia, por edhe ai vetë do të marrë çdo ndëshkim që meriton për atë që u ka bërë shqiptarëve. Mos harroni një gjë. Në vitin 2014, raporti i OSBE-së e akuzoi se ka 200 milionë euro të fshehura në bankat offshore. Nuk dha asnjë përgjigje, gëk mëk nuk bëri. Po, sepse çdo ndërtuesi për çdo pallat i merrte dy kate, ose i merrte një kat dhe ja kërkonte para dhe jo kate. Po. Imagjinoni pra, në qoftë se në vitin 2014 kishte, me këtë llogarinë e Ballukut 1000 apartamente, sa ka marrë, sa ka fituar ai nga viti 2014-25 si kryeministër. Imagjinoni ç’ka, ç’po bën në portin e Durrësit. Ç’po bën me portin e Durrësit. Po fiton miliarda. Vetëm toka publike e portit kushton rreth 3 miliardë euro. Ndaj miq, jam këtu për t’u thënë, çdo demokrati e demokrate, çdo shqiptari dhe shqiptareje, është koha e guximit tonë. Përmbysja e diktaturës do guxim, por ne guximi s’na mungon.

Edhe një herë, nga mëngjesi gjer në darkë, gjer sa ta qërojmë këtë regjim, ne do t’i përsërisim vetes, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Pas kësaj, çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij do votojë i lirë. Pas kësaj, pasuritë publike do të jenë pasuri të shqiptarëve. Pas kësaj, taksat do përdoren për shqiptarët. Ju lutem, ju lutem edhe një, edhe një moment. Në 12 vite, buxhetet, paratë pra që ka marrë nga ju, nga shqiptarët, taksa, buxheti janë 67 miliardë euro. Se ka dyfishuar taksat. Në tetë vite kemi marrë nga qytetarët shqiptarë 28 miliardë euro.

Në 8 vite me 28 miliardë euro kemi dyfishuar rroga, kemi dyfishuar pensione, kemi ndërtuar 13 mijë kilometra rrugë nga Hani i Hotit në Gjirokastër e me radhë, 1000 e ca shkolla, kopshte, çerdhe. Ku janë ndërtimet e 12 viteve, 67 miliardë eurove? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. 90% e parave janë vjedhur thotë Banka Botërore. Ndaj dhe për ta mbyllur, ne e përmbysëm një diktaturë 35 vite më parë. Ne me çdo çmim, me çdo çmim do të çlirojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë. Dhe kjo është misioni, mision sa hyjnor, aq dhe tokësor, i çdo demokrati dhe demokrate, i çdo qytetari dhe qytetareje.
Faleminderit.” tha Berisha.

Etiketa: bankaberishaOSBERama

Lajme të lidhura

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit
Aktualitet

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

18:39 - 21/08/26
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

18:22 - 21/08/26
Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Para
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit
Aktualitet

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

18:39 - 21/08/26

35 vjet pas eksodit të anijes “Vlora”, një delegacion i “Global Sumud Flotilla” është nisur nga Brindizi drejt Vlorës për...

Lexo më shumë
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

18:22 - 21/08/26
Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com