GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për personazhe të tjerë, të cilët rezultojnë të implikuar në dosjen e korrupsionit të AKSHI-t me tendera sekretë dhe të hapur, ndëra thuhet se disa biznesmenë të implikuar në dosje janë arratisur dje dhe sot drejt Dubait.

Sipas burimeve, SPAK ka kërkuar në GJKKO masë sigurie për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, lakuar dhe i akuzuar për implikim në afera korruptive, pastrim parash, lidhje me krimin dhe ndikim në drejtësi.

Krahas Agaçit, SPAK mësohet se ka kërkuar arrestimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili është edhe viktimë si i marrë peng, edhe i implikuar në dosjen e korrupsionit të AKSHI-t. Emri i Meçes është i lidhur me rreth 50 milionë euro para publike të përvetësuara me tendera kryesisht sekretë dhe kontrata fiktive për shërbime në letër, përmes kompanisë Artificial Intelligence Business Solutions.

Gerond Meçe, i cili fshihej pas mamasë së tij, Shegush Meçe, dyshohet se është prestamnome i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i kryeministrit Rama. Sipas burimeve, ka kërkesë nga SPAK-u në GJKKO për arrestimin edhe të Armand Frangut si pjesë e një skeme korrupsioni me tenderat e AKSHI-t, me kosto dhjetëra milionë euro. Sipas burimeve, një pjesa më e madhe nga shuma 50 milionë euro të përfituar nga Meçe kanë përfunduar në xhepat e Frangut.

Besohet se urdhër-arrest ka edhe për Endri Meksin, i cili rezulton i përfshirë në dy dosje të fundit të SPAK; Në dosjen e AKSHI-t dhe në dosjen për zv/kryeministren Belinda Ballukun. Meksi ka përfituar 33 milionë euro tendera dyshuar si korruptivë nga ARRSH, ndërsa ka qenë për disa vite protagonist i një skeme korrupsioni me tenderat e AKSHI-t deri kur e nxorën jashtë loje dhe nisi të sulmonte AKSHI-n me mediat e kontrolluara prej tij.

Endri Meksi rezulton pjesë e dosjes 16 mijë faqe të SPAK-ut për zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila i referohet Meksit me epitetin ‘palla’. Meksi, sipas përgjimeve në dosje, ka përdorur median e tij si instrument presioni dhe shantazhi për të përlarë para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. /Prapaskena

 

Etiketa: baxhanakRamaSpak

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com