GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shqiptarët dhe boshnjakët bashkojnë forcat në Mal të Zi: Pro “qeverisë së pakicës”

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët dhe boshnjakët bashkojnë forcat në Mal të Zi: Pro “qeverisë së pakicës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake i kanë dhënë mbështetje koalicionit “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi.

“Modeli i qeverisjes së pakicave, në këto rrethana politike, mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitetin e nevojshëm dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Dhe pikërisht kjo është kërkesa e qytetarëve tanë dhe nevojat e shtetit, për të dalë nga spiralja e ndarjes, varfërisë dhe mungesës së shpresës. Prandaj, ne besojmë se mbështetja sa më e gjerë për këtë koncept në Kuvendin e Malit të Zi do të ishte e dobishme për shoqërinë tonë, për harmoninë multietnike të Malit të Zi dhe për ruajtjen e vlerave themelore për të cilat kemi luftuar” – thuhet në deklaratë.

Sipas tyre rruga evropiane dhe euroatlantike e Malit të Zi nuk ka alternativë dhe se mbështetja e partnerëve të tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Sigurisht që na gëzojnë mesazhet që partnerët tanë ndërkombëtarë po deklarojnë me këtë rast, sepse do të kemi nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në periudhën e ardhshme, në mënyrë që reformat të realizohen sa më lehtë dhe të përparojmë drejt anëtarësimit në BE. Rruga jonë evropiane dhe euroatlantike nuk ka alternativë dhe mbështetja e partnerëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne” – thuhet në deklaratë.

Deklarata është nënshkruar nga Nik Gjeloshaj prej Listës Shqiptare, Fatmir Gjekajt të Koalicionit Shqiptar dhe Ervin Ibrahimoviqit nga Partia Boshnjake.

Etiketa: boshnjaketforcatMali Ziqeveria pakicesshqiptaret

Lajme të lidhura

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Para
“Pashë një psikopate”, Beniada për Beatrix: Thashë nuk bëhet më…

“Pashë një psikopate”, Beniada për Beatrix: Thashë nuk bëhet më...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com