GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qefalinjtë dhe një bos prostitutash bllokojnë dy tendera 4.5 miliardë lekë për ushqimin dhe lavanterinë e Maternitetit të Tiranës

15:16 - 19/01/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 9 min
A A
Qefalinjtë dhe një bos prostitutash bllokojnë dy tendera 4.5 miliardë lekë për ushqimin dhe lavanterinë e Maternitetit të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia dhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe mbajnë peng tenderin e ushqimit të Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë”. Për shkak të pazarit të fiksuar që fondin ta marrë kompania e familjes së Qefalisë, “Dajti Park 2007” shpk, janë zvarritur procedurat e prokurimit, aq shumë sa rrezikohej të mbetej spitali pa furnizim. Kështu ka ndodhur edhe me tenderin tjetër me objekt lavanterinë e këtij spitali, ku paratë janë ndarë për një pronar me të kaluar kriminale.

Qefalinjtë nuk e lëshojnë Maternitetin     

Kompania “Dajti Park 2007” ishte përfituese e kontratës 4-vjeçare që ka nisur më 15 korrik 2021 me objekt “Shërbim Gatimi dhe Shpëndarje Ushqimi (Catering), SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Aneksat e pacientëve për ushqimin në këtë maternitet kanë rënë në vesh të shurdhër. “Menuja e mëngjesit nuk ndryshon në varësi të ditëve. Për shkak të nevojave dhe kërkesave specifike që kanë gratë shtatzëna duhet që menuja të jetë më e pasur me produkte të llojeve të ndryshme. Do kisha dëshirë që instancat përkatëse të reagonin lidhur me një menu specifike për këtë lloj kontingjenti të shoqërisë, që mendohet që po rrit një jetë”, do të deklaronte një nënë që ishte shtruar në këtë spital në ditët e fundit të shtatzënisë.

Sipas kontratës, ushqimi duhet të jetë i gatshëm në çdo moment të ditës dhe natës për të siguruar ushqim të përshtatshëm për pacientët në kushte emergjente apo të tjera specifike mjekësore. Dietat që duhet të ofrohen janë të paktën gjashtë: normale, hidrike B1 post-intervent, pa gluten, diabetike, hiponatrike. Gjysma e racioneve duhet të jenë sipas dietave mjekësore. Por realiteti, sipas dëshmive të nënave, është larg kontratës.

Për këtë shërbim, kompania ka marrë 92,220,956 lekë pa TVSH. Me mbarimin e kontratës në mes të vitit të kaluar, “Dajti Park 2007” shpk bëri planet për ta marrë sërish në dorë furnizmin e Maternitetit me ushqim.

Ndërkohë, Drejtoria e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” më 14 prill 2025 i ka nisur një shkresë Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, i cili drejtohet nga Arlinda Pogaj dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit Blendi Gonxhe. Shkresa titullohet “Mbi delegimin dhe zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt : “Shërbim Gatimi dhe Shpërndarje Ushqimi (Catering) në S.U.O.GJ “Mbretëresha Geraldinë”, për 48 muaj”. Bashkëngjitur përcillej praktika për prokurim. Dy javë më vonë u dërguan dokumentet e tenderit. Më në fund operatori i Blendit shpalli procedurën e prokurimit në datë 18 qershor 2025, me objekt: Loti 1: “Gatimi dhe shpërndarje ushqimi (Catering) në S.U.O.GJ “Mbretëresha Geraldinë”, me fond limit 185,219,458 lekë pa tvsh ose 1,888,452.88 euro pa TVSH.

Plani i “Dajti Park 2007” ishte që fillimisht të shtynte kohëzgjatjen e kontratës duke e ankimuar tenderin e ri.  Kjo procedurë u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për në datë 27 qershor 2025. Kompania kërkonte që të modifikoheshin kërkesat dhe kushtet e tenderit.

Për këtë fakt u pezullua procedura deri në vendimin e KPP. Komisioni mori kohë për vendimin deri në shtator, kur u kthyer nga pushimet. Më datë 2 shtator 2025, KPP vendosi: Të mos lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit parashikuar për t’u zhvilluar në datën 21 korrik 2025.

Procedura e tenderit me fond limit prej 185,219,458 lekë pa TVSH (rreth 1.9 milionë euro) do t’i nënshtrohej kërkesave të administratorit Lulzim Qefalia duke i sjellë kriteret sipas dëshirës së tij.

Më 15 shtator 2025, pasi u ndryshuan dokumentet, KPP lejoi vijimin me hapat e mëtejshëm të tenderit.

Më 21 tetor 2025, nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është depozituar ankesa me numër A/2025/5991 nga kompania “Drive 2 Expert Albania” sh.p.k., e cila kundërshton mënyrën e vlerësimit të ofertave në këtë procedurë.

Ankuesi pretendon se vlerësimi me pikë për operatorët “Dajti Park 2007” sh.p.k. dhe “Silver” sh.p.k. është bërë në kundërshtim me dokumentacionin dhe formulën zyrtare, duke kërkuar rivlerësim të plotë të ofertave. Sipas ankesës, të dy këta operatorë nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit, të përcaktuara në dokumentet standarde, që kërkon prova për shërbime të ngjashme gjatë tre viteve të fundit në vlerë jo më të vogël se 40% e fondit limit.

Gjithashtu, “Drive 2 Expert Albania” thekson se oferta e “Dajti Park 2007” është anomalisht e ulët, e paargumentuar dhe e pajustifikuar – një shenjë tipike që ngre dyshime për manipulim të garës.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik, kompania “Dajti Park 2007” ka ofruar një vlerë prej 107,901,600 lekësh, pra diferenca është më e madhe se 25% e fondit limit – një ofertë që sipas ekspertëve të prokurimeve publike do të duhej të ngjallte alarm për çmim të dyshimtë. Në këtë rast, kompania ose do t’ë gatuajë pa cilësi, ose do të ulë sasinë e racioneve të furnizuara për Maternitetin.

KPP mori sërish kohën e vet për t’u menduar. Më 19 dhjetor 2025, Komisioni vemdosi: 1) Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Silver” SHPK. 2) Të pranojë pjesërisht ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Drive Expert Albania” SHPK.

Materniteti detyrohet të zgjasë kontratën me Qefalinjtë

Sipas drejtorisë së SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë, “Zgjatja e jashtëzakonshme e procedurës nuk ka ardhur si pasojë e veprimeve të autoritetit kontraktor, por si rezultat i: ankesave të shumta të operatorëve ekonomikë; pezullimeve të njëpasnjëshme të procedurës; vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik që kanë imponuar ndalimin dhe më pas rivlerësimin e procedurës”.

Më tej, drejtoria vazhdon me argumentimin, se nuk mund të parashikohej që një procedurë e shpallur në qershor 2025, për një shërbim të vazhdueshëm dhe të ndjeshëm, do të zgjatej përtej fundvitit 2025, si pasojë e ciklit të ankesave administrative.

Për rrjedhojë, vonesat e krijuara përbëjnë “rrethana të jashtme, objektive dhe të paparashikueshme”, sipas drejtorisë, që i lejon vetes të bëjë një ndryshim të kontratës.

Shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit mbulohet përmes: marrëveshjes kuadër të lidhur më 15 korrik 2021. Më 14 shtator 2025 është nënshkruar një minikontratë nr. 566/6 Prot., me afat deri më 31 dhjetor 2025.

Duke pasur parasysh se shërbimi i ushqimit është shërbim thelbësor dhe jetik për funksionimin e një spitali terciar (universitar); ndërprerja e tij do të cenonte drejtpërdrejt shëndetin dhe sigurinë e pacientëve, si dhe vijueshmërinë e shërbimit shëndetësor publik. Meqenëse procedura e re e prokurimit nuk ka përfunduar ende, del e domosdoshme që kontrata ekzistuese të modifikohet deri në përfundimin e procedurës së deleguar nga OBP.

Ndërhyrja konsiston në modifikimin e afatit të ekzekutimit të kontratës, duke e shtyrë atë deri në datën 14 shkurt 2026. Vlera totale e kontratës së nënshkruar është 8 137 152 lekë me TVSH. Data e nënshkrimit të modifikimit, sipas dokumneteve ka qenë më 29 dhjetor 2025.

Nga “Qefalia shpk” te “Dajti Park 2007”: një histori e gjatë e tenderave dhe hetimeve

Kompania “Dajti Park 2007” ka një histori të gjatë dhe të errët në tenderat publikë. Ajo u krijua fillimisht në vitin 1999 nga Kujtim Qefalia, me emrin “Qefalia shpk”, më pas u riemërua “Vllaznimi”. Në vitin 2007, pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë si kryetar i Komunës Dajt, ai ia kaloi kompaninë Ylber Kalasë, për të shmangur konfliktin e interesit.

Në vitin 2016, pas një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, Kalaja u arrestua për korrupsion në tenderat e ushqimeve të burgjeve, por kjo nuk e pengoi kompaninë që të vijonte të fitonte tendera publikë me shifra të mëdha.
Vetëm një javë pas arrestimit, kompania ndryshoi sërish emrin në “Dajti Park 2007”, ndërsa në fund të vitit 2018, aksionet u shpërndanë mes Desart Kalasë (djali i Ylberit) dhe Lulzim Qefalisë, vëllait të ish-kryetarit të Komunës Dajt dhe deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Kjo strukturë familjare dhe e ndërthurur midis ish-funksionarëve publikë dhe biznesmenëve të dënuar për korrupsion ngre dyshime serioze për konflikt interesi dhe ndikim politik në tenderat shtetërorë.

Vazhdon edhe pazari i lavanterisë

E njëjta situatë paraqitet edhe me shërbimin e lavanterisë së Maternitetit. Bëhet fjalë për kontratën 4-vjecare të lidhur më 2021 “Për sherbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e S.U.O.GJ “Mbreteresha Geraldinë”. Kontrata ishte firmosur më 3 nëntor 2021 dhe përfundonte në 3 nëntor 2025. Vlera e kontratës ishte 199.936.050 pa TVSH

Edhe kjy tender i është deleguar OBP së Blendi Gonxhes më datë 29 shtator 2025. Ndërsa OBP e shpalli procedurën më 8 tetor 2025, me objekt: “Shërbimi i lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë””. Vlera e lavanterisë këtë vit ka shkuar më lart, sepse është shtuar “taksa” e korrupsionit. Fondi limit i tenderit është 244,435,094.55 lekë pa tvsh, ose 2,526,983.29 Euro pa tvsh.

Duke marrë parasysh faktin që në situata të tilla i gjendur në kushtet kur nevoja për mbulim të shërbimit dhe ndjeshmërisë të këtij shërbimi shihet e udhës që të kryhet edhe në këtë rast modifikim i kontratës ekzistuese duke shtyrë vetëm afatin deri në datën 15 janar 2026.

Vlera totale e kontratës së nënshkruar është 4,998,117.60 lekë me TVSH.  Përfituese është kompania Abi’s sh.p.k (ish “D E V I S” sh.p.k) e cila e kishte pasur më parë këtë kontratë.

Ndërsa tenderi i organizuar nga OBP meriton të quhet një pazar i pastër i mbuluar me procedurë fiktive.

Pjesëmarrëse në tender, përvec kompanisë “Abis’s” shpk, ishin “Klame” Shpk dhe “EN Group” shpk. Të dy këta operatorë ekonomik nuk kanë aplikuar që të bëjnë kërkesë në tender, por thjesht janë loguar pa ngarkuar asnjë dokument. Pra, pjesëmarja e tyre është krejt fiktive.

Bosi i prostitutave ka monopolizuar tenderat e lavanterisë

Kompania përfituese është pronë e ish-bosit të prostitucionit në Piacenza të Italisë, Lefter Lamaj, i dënuar me 11 vit burg, i cili fshihet pas kompanisë përfituese Devis shpk, ndryshuar emrin në Abi’s shpk, kaluar në emrin e bashkëshortes Kristinka Leka.

Ky ka monopolizuar shërbimin e lavanderisë në spitale. Vitet e fundit tenderat kanë marrë formën e koncensionit, duke lidhur kontrata me afat 4-vjeçar për këtë shërbim. Gjatë 12 muajve të fundit, Arlinda Pogaj me porosi të Blendi Gonxhes ka firmosur 10 milionë euro tendera për kompaninë e ish-bosit të prostitucionit.Në 10 korrik 2025, Arlinda Pogaj ka kopsitur letrat e tenderit për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e Spitalit Bashkiak Sarandë, për 4 vite, duke shpallur fituese pikërisht kompanië Abi’s (Devis), me “Flamur të kuq” korrupsioni; Mungesë konkurrence, ofertë fituese 1.1 milionë euro gati sa fondi limit, procedura formale, fitues i paracaktuar.

Në 16 shtator 2024, me të njëjtën formë është finalizuar tenderi me vlerë 900 mijë euro për kryerjen e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar të Traumës, për kompaninë Abi’s (Devis). Në 4 shtator 2024, kompania me emër të ndryshuar ka fituar tenderin e radhës me vlerë 1.3 milionë euro, aq sa fondi limit, për shërbimin e lavanderisë së Spitalit të Elbasanit, për 48 muaj, pra për katër vite, deri në fund të vitit 2028. E gjithë procedura është fiktive dhe korruptive. Një javë më pas, në 10 shtator 2024, po nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Lefter Lamaj ka marrë tenderin e radhës për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për Spitalin e Vlorës, me vlerë 1.8 milionë euro, në të njëjtën formë. Në 16 shtator 2024, në të njëjtën formë, Arlinda Pogaj i ka dhënë shërbimin e lavanderisë për Spitalin Psikiatrik të Elbasanit me vlerë 3.1 milionë euro, për një periudhë 4-vjeçare. Në 17 shtator 2024, kompania me emër të ndryshuar ka fituar tenderin e radhës me vlerë 2.2 milionë euro për kryerjen e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar të Traumës. Pra në një hark të shkurtër kohor, Arlinda Pogaj, me urdhër nga Blendi Gonxhe, i ka dhënë mbi 10 milionë euro para publike Lefter Lamajt.

Në vitin 2017, Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan Lefterin me qëllim për ta ekstraduar në Itali, pasi ishte dënuar me 11 vite burg për trafik droge dhe prostitucion. Pas arrestimit, Lefter Lamaj nuk u ekstradua, por iu konvertua dënimi. Sipas mediave italiane, “Lefter Lamaj, është shefi i padiskutueshëm i grupit të prostitucionit në Piacenza midis viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000″. Ai u dënua në Shqipëri me 5 vite burg nga 11 që ishte dënuar në Itali dhe shumë shpejt la qelinë. Pas aktivitetit kriminal në Itali, në shkurt të vitit 2004, Lefter Lamaj themeloi kompaninë Devis shpk, me nipt K31420012M, me objekt në fushën e lavanderisë. Në janar të vitit 2008, Lamaj e kaloi kompaninë në emrin bashkëshortes së tij, Kristinka Leka. Sipas kontratës, zonja Leka do i jepte 80 milionë lekë Lamajt jashtë zyrës noteriale, para të cilat nuk u dihet burimi. Pasi bleu kompaninë pa kapital për 80 mijë euro, zonja Leka rriti kapitalin në rreth 2 milionë euro. Të gjitha të dhënat ngrenë dyshime për një skemë të pastër pastrimi parash. Në vitin 2016, kompania e Lamajt nisi të marrë pjesë në procedura publike. Kompania ka fituar 37 milionë euro tendera, 10 nga të cilat me firmën e vartëses së Blendi Gonxhes.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Arlinda PogajBlendi GonxheKristinka LekaLefter LamajtenderXhemal Qefalia

Lajme të lidhura

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”
Breaking Views

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”

20:16 - 19/01/26
Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’
Aktualitet

Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’

19:55 - 19/01/26
Berisha në protestë para një grushti mbështetësish: Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë
Breaking Views

Berisha në protestë para një grushti mbështetësish: Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë

19:27 - 19/01/26
Para
Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit

Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”
Breaking Views

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”

20:16 - 19/01/26

Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e radhës së Superiores, të vlefshme për javën e 20-të. Partizani fitoi 2-1 ndaj...

Lexo më shumë
Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’

Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’

19:55 - 19/01/26
Berisha në protestë para një grushti mbështetësish: Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë

Berisha në protestë para një grushti mbështetësish: Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë

19:27 - 19/01/26
“Dorëzoni Belindën”, Arlind Qori, protestë para Kuvendit: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

“Dorëzoni Belindën”, Arlind Qori, protestë para Kuvendit: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

19:07 - 19/01/26
Opozita kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Berisha: Prania e ‘Lubisë’, provokacioni më i ulët

Opozita kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Berisha: Prania e ‘Lubisë’, provokacioni më i ulët

18:27 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com