Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ka dërguar këtë të martë deputetëve të grupit një mesazh lidhur me nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të pjesëmarrjes së Shqipërisë në “Bordin e Paqes”.
Deputetet duhet te jenë në gatishmëri nëse do te këtë nevojë për një seancë në vijim, përpara 27 janarit kur është seanca e radhës parlamentare.
“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”, shkruhet në mesazh.
Kujtojmë se, prej disa ditësh, Rama në delirin e tij të madhështisë mundohej me hir a me pahir të tregojë se ftesa është personalisht për të, ndërkohë që vlerësonte edhe “udhëheqjen vizionare” të Trump-it, njeriun që, disa vite më, parë e konsideronte si “rrezik për botën mbarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse zgjidhej president”. Por në fakt, kjo është një ftesë standarde e cila u është dërguar mbi 50 vedeve të botës.










Discussion about this post