GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

21:33 - 24/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë protestës kombëtare të opozitës të zhvilluar sot në Tiranë, ku një fëmijë 10-vjeçar është shoqëruar nga policia dhe dyshohet se është dhunuar fizikisht.

Bëhet fjalë për Romeo Kora, 10 vjeç, i cili sipas deklarimeve nuk ka pasur komunikim me familjen e tij pas shoqërimit.

Raportohet se i mituri ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe është i traumatizuar nga ngjarja.

Sipas dëshmisë së dhënë, fëmija ka deklaruar se është goditur me shpullë në kokë, ndërsa ndodhej brenda një mjeti policie.

“Më kanë gjuajtur me shpullë këtu në kokë”, mësohet të ketë thënë i mituri.

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka denoncuarnga ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, arrestimin dhe dhunimin e një fëmije 10-vjeçar nga forcat e policisë pas protestës së opozitës këtë të shtunë, 24 janar. Sipas tij, ngjarja skandaloze tregon brutalitetin e një regjimi në ditët e tij të fundit.

Duke folur për mediat, Xhaferri tregoi se fëmija ishte marrë nga policia, ishte futur në makinë dhe sipas dëshmisë së vetë 10-vjeçarit, ishte dhunuar fizikisht. Ai u gjet në një gjendje të rëndë psikologjike, “i shokuar dhe i paaftë të mbante mend as numrin e telefonit të prindërve”, tha deputeti, duke shtuar se fëmija kishte frikë se do të dhunohej përsëri.

Xhaferri akuzoi policinë për shkelje të rënda të procedurave, duke theksuar se për më shumë se dy orë, fëmija ishte mbajtur në komisariat pa u njoftuar shërbimet sociale, psikologu apo prindërit e tij. “Me sa duket këta policë nuk kanë fëmijë, nipa apo mbesa. Janë thjesht robotë që i shërbejnë Edi Ramës,” deklaroi ai.

Etiketa: 10 vjecararrestDhunë

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26

Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas...

Lexo më shumë
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com