GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…

13:38 - 28/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Ilir Meta, ka bërë një reagim lidhur me çështjet e ndodhura në 12 shtator dhe 14 shtator të 1998.

Meta ka kujtuar dy ngjarje që sipas tij nuk duhet të ndodhnin. Në qëndrimin e tij Meta thotë se vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar dhe se duhet të ishte parandaluar.

“Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre”, shprehet Meta.

Më tej Meta thekson se paraditen e 13 shtatorit “shpërtheu një llavë revolte e militantëve të PD drejt Kryeministrisë dhe se në mbrëmje kryeministri i atëhershëm Fatos Nano bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku bëri edhe vlerësimin e rrezikshmërisë së lartë të situatës.

REAGIMI I METËS:

Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 12 Shtator, por edhe më 14 Shtator 1998. Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar. Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre. Më duhet të theksoj, se personi më i painteresuar të ndodhte një gjë e tillë, ishte Fatos Nano.

Por përmasat e kësaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do të bënin si përgjegjës politik për këtë vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendshëm që ishte më shumë figurë teknike nga një parti aleate. Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit qëndron 13 Shtatori, i cili ishte i rëndësishëm për t’i lidhur dy ngjarjet. Paraditen e 13 Shtatorit, shpërthen një llavë revolte e militantëve të Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu “tsunamin” për ditën tjetër. Në mbrëmje, Kryeministri Nano, na bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku merrnin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën. Një prej tyre i kishte sugjeruar të jepte dorëheqjen me qëllim ç’tensionimin e situatës, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumë e rëndë.

“Dakord, – u kishte thënë Nano, “po kujt t’ja le Qeverinë?”

Kur Fatosi përmendi një emër që i kishin sugjeruar, të gjithë ata që mezi prisnin t’i zinin vendin, brofën në këmbë dhe thanë, në asnjë mënyrë, e kështu Nano iu bind këtij qëndrimi. Se cili ishte emri nuk ka rëndësi, se në çdo rast do ishte Partia Socialiste që do të zgjidhte Kryeministrin pasues. Por u humb një mundësi e madhe për të shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe për këtë ishte përgjegjësia e të gjithë ne atë mbrëmje, që nuk gjykuam më thellë dhe nuk parashikuam pasojat. Do të kishte qenë shumë më mirë për vendin, por edhe vetë Nanon, që të jepte dorëheqjen atë mbrëmje dhe jo disa ditë më vonë.

Kur unë u bëra Kryeministër një vit më vonë, në Tetor 1999, çështja Hajdari ishte “patatja më e nxehtë” që kërkonte drejtim. Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant. Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita. Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj. Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të cështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste. Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale. Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial. Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja.

Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes. Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë. Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin. E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit. Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij. Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.

U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht. Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit. Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar. Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin. Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe.

Etiketa: hajdari. 14 shtatorimeta

Lajme të lidhura

Denoncimi, Berishës në Strasburg: Rama bllokoi SPAK-un për Ballukun
Breaking Views

Denoncimi, Berishës në Strasburg: Rama bllokoi SPAK-un për Ballukun

15:58 - 28/01/26
Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie

15:13 - 28/01/26
Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën
Aktualitet

Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

15:09 - 28/01/26
Para
“Erion Veliaj mund të të mësojë vetëm si të vjedhësh”, Xhaferri paralajmëron protesta studentore

Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Denoncimi, Berishës në Strasburg: Rama bllokoi SPAK-un për Ballukun
Breaking Views

Denoncimi, Berishës në Strasburg: Rama bllokoi SPAK-un për Ballukun

15:58 - 28/01/26

Nga Strasburgu, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se ‘bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin...

Lexo më shumë
Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie

Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie

15:13 - 28/01/26
Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

15:09 - 28/01/26
Pasi e shpopulloi vendin, Rama hyn në negociata me Indonezinë për punëtorë

Pasi e shpopulloi vendin, Rama hyn në negociata me Indonezinë për punëtorë

14:37 - 28/01/26
“Erion Veliaj mund të të mësojë vetëm si të vjedhësh”, Xhaferri paralajmëron protesta studentore

Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më!

14:01 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com