GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, punon me skemën e korrupsionit që i la trashëgim Erion Veliaj dhe me të njëjtët personazhe. Një prej tyre është biznesmeni Lush Osmani, i cili ka marrë me “koncesion” të pashpallur fondet e përvitshme të disa prej drejtorive të Bashkisë Tiranë. Veçojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, që aktualisht drejtohet nga Liri Qoshi. Gjithsesi drejtorët kanë ikur dhe kanë ardhur, por Lushi ka mbetur përfituesi i vetëm më i madh fondeve.

Së fundmi, Anuela Osmani i ka dhënë dritë jeshile tenderit me objekt “Loti 1 – Blerje Gazoil 10 ppm”. Fondi Limit i caktuar për këtë furnizim është 197 905 989,00 lekë.

Tenderi u njoftua më 27 nëntor 2025, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është vendosur më 29 dhjetor 2025. Goditja e fundvitit! Në këtë tender duket se fituesi është i paracaktuar, pavarësisht se ka pasur një procedurë me 3 pjesëmarrës.

Dhe ja çfarë ka ndodhur! “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e klasifikon tenderin Open Data Albania.

Procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Në fakt, korrupsioni në këtë prokurim ka çmim të lartë, që justifikohet vetëm nga urdhrat e paligjshëm dhe porositë nga lart.

Bashkimi i operatorëve “O L S I” shpk &“RESULI – ER” sh.a ka propozuar ta bëjë furnizimin me ofertën 169,665,681.13  lekë pa TVSH. Por ky pjesëmarrës, megjithëse e ka ofertën mbi 160 milionë lekë më të ulët se fituesi, është skualifikuar.

Datën e shpalljes së fituesit më 21 janar 2026, ishte Lush Osmani që u thirr për të firmosur kontratën. Sipas kritereve të përzgjedhjes së fituesit, duhet të fitonte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, por “SHPRESA – AL” shpk fitoi me ofertën 185,117,100 lekë pa TVSH. Kështu, përveç çmimit të lartë të karburantit, taksapaguesi kryeqytetas për këtë shërbim paguan edhe “taksën” e korrupsionit.

Kjo kompani, jo vetëm që nuk e meriton tenderin për ofertën e lartë, por nuk ka ka as licencë për të tregtuar karburant.

Drejtorja Liri Qoshi ka shpallur në të njëjtën ditë fituesin edhe të lotit numër 2, ku sërish fitues doli kompania Shpresa Al, e Lush Osmanit. Bëhet fjalë për procedurën “blerje benzinë”, ku firma e Osmanit ofroi një normë të fitimit të shprehur në vlerë absolute 24.8 lekë/litër. Të njëjta firma morën pjesë edhe në lotin II.

Historia e errët e tenderave ku Erion Veliaj favorizon Lush Osmanin

E njëjta procedurë është zhvilluar në vitin 2023 dhe është fituar nga firma Shpresa AL. Në atë kohë, Pastrim Gjelbërimi finalizoi tenderin “furnizim me lëndë djegëse për automjete diesel” me marrëveshje kuadër me afat 36 muaj.

Fondi limit ishte 172 milionë lekë, ndërkohë që në tender mori pjesë vetëm “SHPRESA-AL” sh.p.k. Kjo firmë e fitoi këtë tender me të njëjtën vlerë, 172 milionë lekë, duke marrë 100 % të fondit limit.

Lush Osmani ka marrë edhe tenderin e benzinës. Kjo procedurë e vitit 2023 u fitua sërish me 100 % të fondit limit nga firma Shpresa Al, me dyshimin se ishte e paracaktuar. Ishte e vetme në garë dhe mori çdo qindarkë të akorduar. Vlera e akorduar nga Pastrim Gjelbërimi ishte 27.900.000 lekë dhe Shpresa Al ofroi po 27.900.000 lekë.

Edhe në 3 mars 2022, kompania “Shpresa Al” shpk mori tenderin e karburanteve 397 milionë lekë të vjetra pa TVSH nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit.

Por historia e errët e prokurimeve të kompanisë fillojnë me ardhjen e Veliaj në bashkinë e Tiranës. Në periudhën 2016-2017 kompania e Lush Osmanit ka marrë disa tendera vetëm për karburantet me procedurë me negocim pa shpallje duke ngritur dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm, sipas Open Data.

Konkretisht në 1 shkurt 2017 kompania “Shpresa Al” shpk ka fituar tenderin me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake me vlerë 120 milionë lekë të vjetra me TVSH, në 18 Mars 2017 fiton tenderin me vlerë 240 milionë lekë të vjetra me TVSH me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit dhe përsëri në 15 dhjetor 2017 fiton tenderin me vlerë 365 milionë lekë të vjetra me TVSH me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake nga Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Qytetit.

Në të tre tenderat oferta fituese është sa fondi limit dhe në shumicën e atyre që ka fituar kompania “Shpresa Al” shpk, informacionet janë të pakta. Për disa tendera dimë vetëm marzhin e fitimit të kompanisë, për disa vetëm fondin limit, se sa është oferta fituese, sa litra karburant do të ketë drejtoria në dispozicion është e pamundur të zbulohet nga të dhënat në faqen e Open Data.

Megjithatë përsëri në vitin 2016 “Shpresa Al” shpk ka qënë fituese e 3 tenderave pa patur konkurrencë sepse dy tendera i ka marrë me procedurë me negocim pa njoftim ndërsa tek tjetri janë skualifikuar pjesëmarrësit duke ngelur e vlefshme vetëm oferta e kësaj të fundit.

Dyshimet për korrupsion lidhen me arsye nga më të ndryshmet si mungesë konkurrence, skualifikim operatorësh përveç fituesit, procedurë me negocim pa shpallje dhe së fundmi shtesë kontrate pa përfunduar faza e parë e kontratës. Shembull është rikonstruksioni i rrugës së fshatit Çekrezë nga “Shpresa Al”, një kontratë që u ka kushtuar banorëve të Tiranës rreth 530 mijë euro. Dyshimet me tenderin lidhen me faktin se është bërë shtesa e kontratës pa përfunduar faza e parë e kontratës duke kapur maksimumin e shtesës, 20% të vlerës së kontratës.

Në rastet kur nuk ka shpjegime për shtesën e kontratës por ka një shtesë të shpejtë kontrate, kontrata konsiderohet me risk për abuzim me paranë publike. Vlera shtesë prej 20% nuk i është nënshtruar konkurrimit por thjesht një vlerësimi nga institucioni.

Drejtoritë e Erion Veliaj hartojnë kritere të cilat i përshtaten vetëm kësaj kompanie duke shmangur operatorët e tjerë.

Përmendim këtu tenderin e shpallur në 8 mars 2022 për blerjen e bordurave provizore për varre me vlerë 113 milionë lekë të vjetra pa TVSH, ku është shpallur automatikisht fituese “Shpresa Al” për shkak të mungesës së konkurrentëve.

Ndërkaq, në 5 vitet e fundit Lush Osmani ka marrë nga shteti rreth 200 tenderë me vlerë 2 950 843 378,72 lekë.

Por këto janë vetëm informacione për disa tendera, sepse të tjera ka për pronarin e kompanisë Lush Osmani.

Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë  pronarin e kompanisë ‘Shpresa Al”, Lush Osmani, i dyshuar si organizator dhe përfitues i skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, pronari i “Shpresa Al”, Lush Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit. Prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas, kërkoi masën “Detyrim paraqitje”, teksa kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Pra, kjo është një skemë korrupsioni e Erion Veliajt e marrë nën patronazh nga Anuela Ristani (me komandim nga Rama) që do të përfundojë në SPAK, sapo t’i vijë radha.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anuela RistaniLush Osmanitender

Lajme të lidhura

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll
Breaking Views

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

22:34 - 29/01/26
Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv
Aktualitet

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

21:56 - 29/01/26
Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek
Aktualitet

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

21:25 - 29/01/26
Para
Vlorë/ Nëna denoncon djalin për dhunë në familje, i riu akuzohet për vjedhjen e sendeve me vlerë dhe motorit të babait

Vlorë/ Nëna denoncon djalin për dhunë në familje, i riu akuzohet për vjedhjen e sendeve me vlerë dhe motorit të babait

Discussion about this post

TË FUNDIT

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll
Breaking Views

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

22:34 - 29/01/26

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan Asllanin në skuadër. Këtë të enjte ishte planifikuar fluturimi i mesfushorit...

Lexo më shumë
Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

21:56 - 29/01/26
Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

21:25 - 29/01/26
Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës

21:12 - 29/01/26
E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime

20:25 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com