GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vizita e ministres kthehet në përballje të ashpër – akuza publike, revoltë dhe pakënaqësi të forta nga tregu industrial

Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të shtunë në Vlorë, ku tregtarët e tregut industrial kanë pritur me kritika të ashpra dhe akuza direkte ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në qytet.

Reklame

Reagimet kanë qenë të forta dhe publike. Një qytetare i është drejtuar ministres me tone të ashpra, duke deklaruar:
“Turp që vini në Vlorë, se e kini shkulur me themel. T’iu vijë rëndë që vini në Vlorë.”

Përballë revoltës së tregtarëve, Spiropali është shprehur se ndodhej në Vlorë për një çështje tjetër dhe ka pranuar se nuk ka qenë plotësisht e informuar për situatën e tregut industrial. Ajo ka premtuar se do të zhvillojë bisedime me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të marrë informacion më të detajuar mbi problemet e ngritura.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, mësohet t’u ketë thënë ajo tregtarëve.

Ministrja Spiropali ndodhej në Vlorë për të marrë pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE”, por vizita e saj u shoqërua nga pakënaqësi e thellë sociale, duke nxjerrë në pah tensionet mes institucioneve dhe komunitetit të tregtarëve.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2026/01/porotestaaa.mp4

Lajme të lidhura

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Jetesa bëhet më e shtrenjtë/ Inflacioni në nivelin më të lartë nga 2024, ushqimet e qiratë rëndojnë xhepat e qytetarëve

08:00 - 09/07/26
“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së
Breaking Views

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së

23:10 - 08/07/26
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë
Aktualitet

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë

22:24 - 08/07/26
Para
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Jetesa bëhet më e shtrenjtë/ Inflacioni në nivelin më të lartë nga 2024, ushqimet e qiratë rëndojnë xhepat e qytetarëve

08:00 - 09/07/26

Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Qershor 2026 ishte 3,2 për qind,...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

07:31 - 09/07/26
Ditë e ngrohtë dhe me diell…parashikimi për të premten

Parashikimi i motit për sot, 9 Korrik 2026

07:27 - 09/07/26
“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së

23:10 - 08/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com