GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë janë ngritur në protestë masive kundër ndërtimit të një resorti privat nga Bashkim Ulaj, i cili po realizohet me lejen e firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ata bllokuan fillimisht rrugën Velipojë-Shëngjin, dhe më pas nxorën nga makineritë e punës dhe punonjësit e kompanisë që kanë nisur punën për ndërtimin e resortit.

Mësohet se banorët pasi u përplasën edhe forcat e policisë arritën të pezullojnë punimet për momentin.

Sipas banorëve, toka ku po ndërtohet resorti është e tyre dhe ata posedojnë dokumentacion të rregullt ligjor, ndërsa nuk janë informuar më parë për fillimin e punimeve.

Banorët kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë që prona e tyre të shfrytëzohet pa pëlqimin e tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe SPAK-ut për të ndaluar këtë proces.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se nëse situata nuk zgjidhet sipas ligjit, do të mbajne te bllokuar rrugën Shëngjin-Velipojë, ku dhe nuk përjashtojnë përplasje fizike.

Një prej banorëve deklaroi: “Jemi në tokën tonë me letra dhe nuk kemi ditur gjë për punimet. Thirrje shtetit dhe Bashkim Ulaj që të mos na bëjnë të padrejtë, kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak.

Bashkim Ulaj na ka dhënë çmim të lirë, por ne nuk e pranojmë. SPAK duhet të marrë çështjen në dorë. Nesër do të bllokojmë rrugën Shëngjin-Velipojë. Kjo është grabitje. Këtu do të ketë gjakderdhje.”

Ata shtuan gjithashtu: “Balluku është në prag të ngordhjes, nuk ka të drejtë të japë leje ndërtimi. Jemi në proces gjyqësor. Mund të ketë përplasje fizike. Në gjithë gjatësinë e kësaj toke ka biznese dhe banorë që jetojnë këtu; nuk mund të na marrin pronën me një firmë dhe të shkatërrojnë jetën tonë.”

Banorët e Baks-Rrjoll paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë derisa toka e tyre të mbrohet dhe çdo veprim për ndërtimin e resortit të ndalohet në mënyrë ligjore, duke bërë thirrje për ndërhyrjen urgjente të autoriteteve.

Etiketa: banoreprotesteresortVelipoje

Lajme të lidhura

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, ministri i Infrastrukturës: Nuk do të ndërhyjmë në konflikt
Aktualitet

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, ministri i Infrastrukturës: Nuk do të ndërhyjmë në konflikt

12:49 - 22/05/26
“Na trajtuan si skllevër”, aktivisti Baki Goxhaj kthehet në Shqipëri pas ndalimit nga Izraeli: Vetëm ujë dhe bukë të thatë!
Aktualitet

“Na trajtuan si skllevër”, aktivisti Baki Goxhaj kthehet në Shqipëri pas ndalimit nga Izraeli: Vetëm ujë dhe bukë të thatë!

12:37 - 22/05/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi mbetet në qeli

11:59 - 22/05/26
Para
Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, ministri i Infrastrukturës: Nuk do të ndërhyjmë në konflikt
Aktualitet

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, ministri i Infrastrukturës: Nuk do të ndërhyjmë në konflikt

12:49 - 22/05/26

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi thotë se nuk do të ndyhyjë në konfliktet mes dy kompanive private për ndërtimin e...

Lexo më shumë
“Na trajtuan si skllevër”, aktivisti Baki Goxhaj kthehet në Shqipëri pas ndalimit nga Izraeli: Vetëm ujë dhe bukë të thatë!

“Na trajtuan si skllevër”, aktivisti Baki Goxhaj kthehet në Shqipëri pas ndalimit nga Izraeli: Vetëm ujë dhe bukë të thatë!

12:37 - 22/05/26
Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

12:10 - 22/05/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi mbetet në qeli

11:59 - 22/05/26
Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

Padia për shpifje/ Balla nuk guxon sërish të përballet me Berishën në gjyq! Kalaja: Kemi të dhëna të tjera

11:37 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com