GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Planifikuan dhe kryen vrasjen e Eglantina Bucit, prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir

13:23 - 20/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Planifikuan dhe kryen vrasjen e Eglantina Bucit, prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Buci të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit 10 vite më parë. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite për Faikun dhe 25 të tjera për Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Vrasja e 23-vjeçares në 2012 është kryer nga i vëllai Shkëlzen Buçi me urdhër të babait Faik Buci. Një person i tretë i cili ka parë momentin e ekzekutimit të Eglantinës ka rrëfyer gjithë krimin. “Jam kontaktuar nga Faik Buci dhe Shkëlzeni që të vendos kontakt me Eglantinën, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia. Pas disa kontaktesh vetë Shkëlzeni e takon motrën. Pas disa kafesh ai kishte marrë Eglantinën në makinë dhe pasi më takoi edhe mua më mori me vete. Kur po lëviznim me makinë, Shkëlzeni i ka thënë Eglantinës që meqë rregulluam marrëdhëniet do pimë një kafe. Në momentin që morëm rrugën për në Malin me Gropa, Eglantina e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe filloi të shqetësohej. Kur shkuam aty ai e qëlloi atë me një plumb në kokë. Më pas ka marrë babin Faikun dhe i ka thënë se ajo punë u mbyll”, tha miku i Shkëlzenit.

Ngjarja
Vrasja makabër e lënë në hije plot 8 vjet nga vrasja e 23-vjeçares Eglantina Buçi, është zbardhur nga policia dhe grupet hetimore në Tiranë, pas gjetjes të disa pjesë skeleti të groposura në Malin me Gropa. Të dyshuarit kryesorë për këtë ngjarje janë babai Faik Buçi dhe vëllai Shkëlzen Buçi. Ndërsa, shkak i këtij krimi makabër të lënë në hije që në 2012, mësohet të ketë qenë bashkëjetesa e saj pa pëlqimin e prindërve me një djalë. Referuar hetimeve nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, babë e bir pasi e kanë vrarë të bijën, trupin e pajetë të 23-vjeçares e kanë groposur në mal, duke u munduar të fshehin të vërtetat e këtij akti të frikshëm. Ndërkohë dinamika e vërtetë e ngjarjes është zbardhur nga një person i tretë, mik i Shkëlzen Bucit, i cili pretendon se ka qenë dëshmitar në ekzekutimin e 23-vjeçares. Referuar dëshmisë së tij, mësohet se fillimisht ai është kontaktuar nga babë e bir për t’u vënë në kontakt me viktimën pasi prej kohësh ajo ishte larguar nga banesa duke mos pasur asnjë komunikim me ta. Por pas disa kërkimesh Shkëlzeni kishte arritur vetë të takonte të motrën dhe pasi ishte takuar kishte qenë me mikun e tij. Mësohet se, ata janë drejtuar në Malin me Gropa dhe pasi të dy kanë arritur në vendin ku u gjet dhe trupi i groposur, Shkëlzeni ka qëlluar të motrën me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur. A.L/ gijotina.com

Etiketa: Englantina BuciKryesore1Prokuroria

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Mbarojnë pushimet e festave, apeli i Kushit: Bëni kujdes me higjienën

Temperatura -17 gradë celsius/ Kushi njofton mbylljen e shkollave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com