GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U shua bashkë me familjen në Itali, nxënësit homazhe për 15-vjeçaren shqiptare: Do jesh gjithmonë në zemrat tona!

11:34 - 07/02/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U shua bashkë me familjen në Itali, nxënësit homazhe për 15-vjeçaren shqiptare: Do jesh gjithmonë në zemrat tona!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Corriere.it

 

“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.” “Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh.” Me këto fjalë prekëse me lule dhe tullumbace të vendosura në bankën e klasës, shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllanë Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni mbrëmjen e së mërkurës.

Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit. Për të, drejtuesja e institucionit shkollor, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor, ku shpreh “ngushëllimin e thellë” për ngjarjen tragjike dhe “afërsinë e sinqertë me familjarët në këtë moment dhimbjeje të madhe”.

Nxënësit e shkollës së Camiglianos po mbështeten nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla. Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit, u mblodhën për homazhe spontane.

Dhimbja ka prekur edhe një tjetër shkollë të mesme, atë të Porcarit, ku mëson kushëriri i Xhesikës dhe Hajdarit, djali i Durim Kolës, vëllait të Artit. Pikërisht Durimi ishte ai që mbrëmjen e së mërkurës hyri në shtëpi bashkë me karabinierët, në përpjekje për të shpëtuar familjen.

I shtruar në spital po atë mbrëmje për shkak të thithjes së monoksidit të karbonit, Durim Kola u kthye në shtëpi të enjten. Ai është jashtë rrezikut për jetën, por thellësisht i tronditur. “Nuk arrita t’i shpëtoja”, u ka thënë njerëzve të afërt.

Në kuadër të hetimeve,  Prokuroria e Luccas do të urdhërojë autopsinë e trupave, ndërsa banesa mbetet nën sekuestro. Hetimet teknike janë në vijim dhe nuk përjashtohet caktimi i një ekspertize për kaldajën. Për momentin nuk ka persona të regjistruar si të dyshuar, megjithëse është hapur një dosje për vrasje nga pakujdesia.

Po ashtu, po rindërtohet edhe rruga e ndjekur nga shërbimet e emergjencës, të cilat fillimisht nuk arritën të gjenin banesën e familjes Kola për shkak të adresës të gabuar të komunikuar nga Hajdari, i cili me gjasë ndodhej në gjendje konfuzioni gjatë telefonatës në numrin e emergjencës 112.

“Është koha e zisë dhe e një heshtjeje që peshon si gur për të gjithë ata që kanë njohur Artin, bashkëshorten e tij Jonida dhe fëmijët e tyre Hajdar dhe Xhesikën e vogël. Atij që vuan nga kjo heshtje i them: mos lejoni që vdekja të ketë fjalën e fundit”, ka deklaruar ipeshkvi i Luccas, Paolo Giulietti.

“Lejoni që dashuria dhe miqësia që keni parë tek këta vëllezër e motra të jenë busulla e hapave tuaj në rrugën e jetës. U drejtohem veçanërisht të rinjve që kanë njohur Hajdarin dhe Xhesikën”, tha Ipeshkvi.

Etiketa: familjehomazheItali

Lajme të lidhura

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit
Aktualitet

‘Ligji ekziston vetëm në letër’, Bozdo: Administrata tatimore po ushtron presion ndaj bizneseve

12:08 - 21/04/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nga apartamentet te bizneset, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të trafikantit të drogës (Emri)

11:44 - 21/04/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Veliaj kërkesë Gjykatës: Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut

11:22 - 21/04/26
Para
Biznesmeni italian vdes në Tiranë pas operacionit, nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen

Biznesmeni italian vdes në Tiranë pas operacionit, nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit
Aktualitet

‘Ligji ekziston vetëm në letër’, Bozdo: Administrata tatimore po ushtron presion ndaj bizneseve

12:08 - 21/04/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqetësimin për moszbatimin në praktikë të ligjeve të fundit që lidhen me...

Lexo më shumë
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nga apartamentet te bizneset, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të trafikantit të drogës (Emri)

11:44 - 21/04/26
Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

11:33 - 21/04/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Veliaj kërkesë Gjykatës: Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut

11:22 - 21/04/26
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren

11:18 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com