GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Do jetë uragani i shpresës

13:46 - 10/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Do jetë uragani i shpresës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën e organizuar sot në Tiranë, duke e cilësuar këtë moment si një nga më kritikët në historinë e vendit. Në një konferencë për media, Berisha u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme pasi përfaqësuesit e BE janë përballur me Ramën, duke e akuzuar për shkatërrimin e mundësisë për të vazhduar procesin e integrimit evropian.

Berisha kërkoi që qytetarët të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe dinjitoz për të kundërshtuar qeverinë dhe korrupsionin e saj.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, pak orë na ndajnë nga uragani i madh i shpresës dhe fitores së opozitës dhe kombit shqiptar. Unë erdha përsëri t’u drejtoj thirrjen time si shqiptari-shqiptarit, si qytetari-qytetarit, të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë tonë. Sot në Bruksel përfaqësuesit e vendeve më të mëdha të Europës patën para tyre narko-diktatorin e parë të kontinentit, Edi Ramën.

Patën para tyre njeriun që për vjedhjet e tij dhe organizatës kriminale, është i aftë dhe i gatshëm në papërgjegjshmëri të plotë, të shkelmojë dhe interesat më jetike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Patën para tyre njeriun, i cili i detyroi përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE t’i nxjerrin jo kartonin e kuq, por kartonin e zi. Mundësinë e shpërbërjes së plotë të udhëtimit tonë 32-vjeçar drejt BE. Kupa e Edi Ramës është derdhur prej kohësh.

Ndaj dhe sot më shumë se kurrë duhet të jemi në atë bulevard, në ato rrugë, në ato sheshe për të përcjellë mesazhin tonë se ne nuk pajtohemi kurrë me një organizatë hajdutësh, që u ka vjedhur shqiptarëve shuma përrallore të buxhetit, pasuri të pafundme publike, ka vendosur ligjin e mafies dhe tani do me çdo kusht t’u vjedhë të ardhmen evropiane. Prania jonë sot është mesazhi më i shkëlqyer, është mesazhi më dinjitoz që ne u përcjellim shqiptarëve në Shqipëri dhe të katër anët e dheut, por që ne u përcjellim edhe miqve tanë të vërtetë në BE, SHBA dhe kudo që janë,” tha Berisha.

Etiketa: berishaproteste

Lajme të lidhura

Berisha: Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë!
Aktualitet

Berisha: Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë!

14:30 - 14/04/26
Minatori emigrant përplaset me Ballën te Samiti i Diasporës: Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora
Aktualitet

Minatori emigrant përplaset me Ballën te Samiti i Diasporës: Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora

14:21 - 14/04/26
Mesazhi i Berishës për diasporën: Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës
Aktualitet

Mesazhi i Berishës për diasporën: Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës

13:55 - 14/04/26
Para
Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Protesta e opozitës, Meta thirrje qytetarëve: Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konferenca e Melonit shtyhet në 4 janar, ka probleme me veshët
Botë

Italia anulon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin, Meloni: Europa të mos e nënvlerësojë krizën

15:18 - 14/04/26

“Është një gabim i madh të nënvlerësohet kriza. Duhet të veprojmë menjëherë për të pezulluar Paktin e Stabilitetit”, deklaroi Kryeministrja...

Lexo më shumë
Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

14:52 - 14/04/26
Berisha: Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë!

Berisha: Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë!

14:30 - 14/04/26
Minatori emigrant përplaset me Ballën te Samiti i Diasporës: Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora

Minatori emigrant përplaset me Ballën te Samiti i Diasporës: Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora

14:21 - 14/04/26
“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin

“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin

14:15 - 14/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com