Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë kombëtare, që e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit.
Partia Demokratike do ta zhvillojë protestën në një moment kur mazhoranca, sipas opozitës, po bllokon drejtësinë duke refuzuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Një pushtet që, sipas demokratëve, mbron veten dhe jo ligjin, duke u fshehur pas mandateve parlamentare në vend që të përballet me drejtësinë.
“Është një ditë e shqiptarëve për prosperitetin e tyre, për begatinë e tyre, për lirinë e tyre,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar protestën si një bashkim qytetar kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Sipas tij, zëri i protestës do të dëgjohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Bruksel dhe në mbarë Europën.
“Integrimi është synim kryesor po i bazuar në mëritë dhe jo në suksese imagjinare. Shqipëria sot është vend i dhunimit masiv të të drejtave të njeriut. Kush i mbushi burgjet? Burgjet i mbushi politika…Në këtë udhëtim ai do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari dhe do mbrojë interesat e veta dhe Lubi Ballukut. E marta është dita e qytetarëve, i ftoj nga mbarë Shqipëria në Tiranë në kryengritjen paqësore t’i faktojmë Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh”, tha dje Berisha.
Kreu i opozitës iu bëri thirrje edhe forcave të rendit që të qëndrojnë në anën e ligjit dhe të qytetarëve, duke i ftuar të mos shërbejnë si mburojë politike për qeverinë. Ai deklaroi se opozita synon të “hedhë në Lanë qeverinë e krimit”, përmes asaj që e quajti një kryengritje paqësore qytetare.
Me sloganin “Poshtë qeveria e krimit”, opozita fton çdo qytetar që beson se Shqipëria nuk mund të qeveriset nga frika, heshtja dhe korrupsioni, të marrë pjesë në protestën e sotme në orën 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
gijotina.com/










Discussion about this post