GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rruga e pakalueshme/ Banorët e Fushë-Krujës në protestë: Të jesh i sëmurë mbërrin i vdekur në spital

09:49 - 13/02/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rruga e pakalueshme/ Banorët e Fushë-Krujës në protestë: Të jesh i sëmurë mbërrin i vdekur në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rikonstruksioni i rrugëve në zonën e Fushë-Krujës prej vitesh ka mbetur thjesht premtim elektoral. Kështu shprehen banorët e Urës së Gjolës, të cilët u ngritën në protestë në lidhje me aksin që lidh fshatin e tyre me autostradën Fushë Krujë-Vorë.

Megjithëse në të gjithë gjatësinë e saj rruga është plot gropa e pellgje me ujë, në të nuk janë kryer asnjëherë investime serioze.

“Më shumë e kemi riparuar vetë. Në bashki jemi të humbur, të tradhtuar sepse nuk i ka rënë ndërmend për asnjë nga ne”,  thotë një prej banorëve.

Madje kjo rrugë nuk ka parë kurrë asfalt dhe pse buzë saj jetojnë rreth 100 familje. Për rrjedhojë banorët thonë se aksi është bërë i pakalueshëm.

“Kjo gjendje vazhdon me vite. Vijnë, i japin një lustër dhe kështu është bërë rruga gjithmonë. Jemi ankuar në bashki, s’pyet kush për ne a jemi gjallë, a jemi vdekur”, shton një banor tjetër.

Kalimi i autoambulancave apo zjarrfikëseve në këtë rrugë është i pamundur thonë banorët dhe nëse dikush niset i sëmurë për në spital, me shumë gjasa atje mbërrin i vdekur për shkak të gjendjes së rrugës.

“Ne kërkojmë ta rregullojnë rrugën, të jesh i sëmurë do dy orë të dalësh në Urën e Gjolës. S’kemi ku të shkojmë, është bërë gropa-gropa. Për tokën time 170 mijë lekë më kanë dhënë, të vjetra, me dokumente”, shprehet njëri prej banorëve.

Ata shtojnë se nëse nuk marrin një përgjigje konkrete nga Bashkia e Krujës për ndërtimin e rrugës, do të bllokojnë autostradën Fushë Krujë-Vorë.

Ata thonë se ishin ndër më të prekurit nga shpronësimet për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, kohë në të cilën iu është premtuar edhe ndërtimi i rrugës së Urës së Gjolës, premtim që mbeti pas me kohën.

Etiketa: fushekrujeprotesterruge

Lajme të lidhura

Berisha: Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin
Aktualitet

Berisha: Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin

12:57 - 13/02/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Raporti i OECD: Tregu ushqimor në Shqipëri thellësisht i varur nga importet që mbajnë çmimet të larta

12:41 - 13/02/26
E prezantoi si kryeinspektor, Dashnor Sula i thurr elozhe Ramës: Je njeri me shumë vizion…
Aktualitet

E prezantoi si kryeinspektor, Dashnor Sula i thurr elozhe Ramës: Je njeri me shumë vizion…

11:57 - 13/02/26
Para
Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65-vjeçari në Kurbin

Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin
Aktualitet

Berisha: Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin

12:57 - 13/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ironizon konferencën  e kryeministrit Edi Rama me ish deputetin demokrat, Dashnor Sula, i cili...

Lexo më shumë
‘Çunat e Kombëtares na bënë krenarë’/ Berisha: Vetëm fitore e presin Shqipërinë tonë Madhështore

Nations League/ Kombëtarja e nis në shtëpi dhe e mbyll në transfertë, kuqezinjtë njihen me kalendarin e sfidave

12:48 - 13/02/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Raporti i OECD: Tregu ushqimor në Shqipëri thellësisht i varur nga importet që mbajnë çmimet të larta

12:41 - 13/02/26
E prezantoi si kryeinspektor, Dashnor Sula i thurr elozhe Ramës: Je njeri me shumë vizion…

E prezantoi si kryeinspektor, Dashnor Sula i thurr elozhe Ramës: Je njeri me shumë vizion…

11:57 - 13/02/26
Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri shprehet për konsensus gjithëpërfshirës, Bylykbashi: Sot hapet rruga për zgjidhje teknike

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri shprehet për konsensus gjithëpërfshirës, Bylykbashi: Sot hapet rruga për zgjidhje teknike

11:31 - 13/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com