GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjate një bashkëbisedimi online me qytetarët, theksoi zhvillimet dramatike të javës për qeverinë aktuale, duke akuzuar Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale për paaftësi dhe mungesë denjësie.

Ai nënvizoi anulimin e pjesëmarrjes së Ramës në konferencën e rëndësishme për sigurinë në Mynih, duke e cilësuar këtë si një mbështetje simbolike për qytetarët dhe Shqipërinë.

Berisha tha se fatet e vendit dhe të familjeve shqiptare duhet të jenë në dorën e qytetarëve dhe bëri thirrje për vazhdimin e kryengritjes paqësore me siguri dhe vendosmëri drejt fitores.

“Java pati edhe një zhvillim tjetër dramatik për organizatën kriminale me në krye Edi Ramën dhe vetë Edi Ramën. U anulua shkuarja e tij në Mynih.
Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë.
Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë.
Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë.
E vërteta është se delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë. Dash Sulën e kam fjalën.
Nuk shkoi sot.
Dhe kjo ishte një mbështetje e madhe për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë.
Kjo ishte, edhe njëherë dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Edi Rama nuk del dot kurrë.
Të dashur miq, fatet e Shqipërisë, të familjeve tona, të fëmijëve tanë, duhet dhe do të jenë në duart tona.
Ndaj dhe të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore, të sigurt se ecim drejt fitores.

Qeveria shqiptare është një organizatë kriminale. U garantoj se është strikt një organizatë kriminale, e denoncuar me kohë kjo.
Por gradualisht edhe partnerët tanë në Gjermani dhe në vendet anëtare të BE po e kuptojnë këtë.
Kreu i organizatës kriminale ka marrë përsipër t’u japë leksione në të drejtën kushtetuese, në të drejtën penale partnerëve tanë, dhe u thotë se pezullimi është një akt i ministrit apo qoftë dhe i kryeministrit, apo qoftë edhe i presidentit, qenka një akt antikushtetues, që nuk mund të ndodhë sepse shuhet institucioni. E kuptoni ju se ç’do të thotë, që institucioni identifikohet me personin dhe personifikohet me individin?
Nuk ka koncept më banal, më diktatorial se ky.
Dhe ky që thotë këto, që thotë se shuhet institucioni, ky para tre vitesh ndërmori shkarkimin e Ilir Metës, atëherë nuk kishte institucione po të shkarkohej Ilir Meta.
Këta shkarkojnë çdo ligj dhe Kushtetutë.
Ligjet dhe Kushtetuta përcaktojnë qartë, ikën kryeministri, detyrën e merr zëvendëskryeministri. Ikën ministri, detyrën e merr zëvendësministri. Ikën presidenti, e merr detyrën kryetari i parlamentit me Kushtetutë për 6 muaj.
Po këta nuk kanë asnjë lloj norme, standardi moral përveçse o burra të mbrojmë me çdo kusht plaçkën dhe vjedhjet që bëjnë”, tha ai.

Etiketa: berishaKryesore1MynihRama

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Para
Largimi i Agaçit dhe Bizhgës nga Rama, reagon Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës nga Rama, reagon Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa
Uncategorized

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Gojan i Madh dhe po përhapet me shpejtësi drejt lagjes “Pepaj”...

Lexo më shumë
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com