GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Belindën nuk e japim!”, Rama mbledh grupin socialist: 7 institucione nuk do preken nga pezullimi i detyrës

09:35 - 16/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Belindën nuk e japim!”, Rama mbledh grupin socialist: 7 institucione nuk do preken nga pezullimi i detyrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi ka marrë nën avokati Belinda Ballukun e cila akuzohet nga SPAK për afera të shumta, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku ish-ministri Ulsi Manja tha se mazhoranca ka propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ku ndaj 7 subjekte përfshirë kreun e qeverisë duhet të përjashtohen nga masa pezullim nga detyra.

Në total bëhet fjalë për 7 subjekte, Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat, ministrat, si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe kreun e KLSH-së.

“Neni ka të bëjë me masat ndaluese. Në pikën 1 sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese, pezullimi nga detyra, që është një masë që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës që lidhet me dënimin përfundimtar. Nuk jemi te e dyta, por jemi te pezullimi nga detyra, ku thuhet se masa nuk shtrihet te të zgjedhurit nga ligji elektoral.

Ne propozojmë që në pikën dy, të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet pezullimi nga detyra. Ky rreth shtohet me Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH-së. Nga tre subjekte ndaj të cilëve neni 242 përjashton masën e pezullimit nga detyra, i shtohen 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt Kushtetutës së Shqipërisë”, tha Manja.

Sipas Manjës, qëllimi i ndërhyrjes ligjore është garantimi i funksionimit normal dhe kushtetues të institucioneve të larta të shtetit, pa cenuar kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës për hetimin dhe ndjekjen penale.

“Qëllimi i ndërhyrjes është garantimi i funksionimit normal dhe kushtetues të institucioneve të larta të shtetit, duke ruajtur të paprekura kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës për hetimin dhe ndjekjen penale.

Ndryshimi nuk synon të  kufizojë juridiksionin penal, dhe as të krijojë paprekshmëri individuale, por të vendosë balancë mes ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe nevojës për të garantuar rendin juridik në përputhje me nenin 7 të kushtetutës që sanksionon parimin e ndarjes dhe balancimin e pushteteve”, tha Manja.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me sulme drejt organeve të drejtësisë.

Nga mbledhja e grupit të PS-së ku po propozohet nisma ligjore për ndryshime në ligj sa i përket pezullimit të zyrtarëve të lartë, referuar çështjes Balluku, Rama tha se gjyqtarët kanë sipas tij boshllëk në tru, që si dhanë drejtim kësaj situate.

Sipas tij pezullimi me vendim të GJKKO-së, nuk cenon personin por individin dhe kjo sipas Ramës është skandaloze.

“Mendoj që boshllëku është në trutë e atyre që si dhanë drejtim, bazuar në frymën e kushtetutës dhe në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë europën, por në të gjithë planetin. Nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit, nëse në frymën e kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë kushtetutë. Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezull nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, i cili prezumohet që është në proces hetimi. Pezullimi cenon funksionin. Të gjithë ato funksione që solli Manja si pjesë e grupi nismëtar për këtë ndryshim, janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin. Kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por pezullohet puna e një institucioni. Ajo ministri s’ka kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, se nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues si vullnetit kushtetues”, tha Rama.

Etiketa: BallukupezullimRama

Lajme të lidhura

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK
Aktualitet

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK

12:15 - 16/02/26
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person
Aktualitet

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së (Emri)

11:54 - 16/02/26
Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban
Aktualitet

Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

11:18 - 16/02/26
Para
‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’, Rama: Nuk ka prokuror dhe gjykatës që t’i diskutojë vendimet tona

‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’, Rama: Nuk ka prokuror dhe gjykatës që t’i diskutojë vendimet tona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK
Aktualitet

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK

12:15 - 16/02/26

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku kanë hyrë në një...

Lexo më shumë
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i Federatës Shqiptare të Futbollit

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i Federatës Shqiptare të Futbollit

12:03 - 16/02/26
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së (Emri)

11:54 - 16/02/26
Armand Duka në Asamblenë e Përgjithshme: Do të kemi rezultate të shkëlqyera vetëm nëse do të jemi bashkë

Armand Duka në Asamblenë e Përgjithshme: Do të kemi rezultate të shkëlqyera vetëm nëse do të jemi bashkë

11:40 - 16/02/26
Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

11:18 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com