GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shkodër është zbuluar një ambient i fshehtë i përshtatur për kultivimin e kanabisit brenda një tuneli në lagjen “10 Korriku”.

Zbulimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 9”, pjesë e një serie aksionesh kundër kultivimit të drogës në ambiente të mbyllura.

Në flagrancë u arrestuan Arvid Papajanis 35 vjeç dhe Klodian Hasanaj , 30 vjeç, ndërsa në pranga u vu edhe Dritan Selmani , 40 vjeç. Po ashtu, u proceduan penalisht 3 punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Me këtë rast, numri i rasteve të zbuluara në kuadër të operacionit “Neonët” ka shkuar në 14.

Tuneli ndodhej në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi Arvid Papajanis.

Brenda tij ishin instaluar pajisje të shumta elektrike për rritjen dhe tharjen e bimëve narkotike. Energjia elektrike merrej përmes lidhjes së paligjshme.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithsej 670 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabisi, konkretisht 555 fidanë dhe 115 bimë të rritura.

Po ashtu u gjetën 126 llamba, 31 panele LED, 17 filtra ajri dhe 80 pajisje të tjera që përdoreshin për kultivimin dhe tharjen e bimëve.

Përveç tyre, nisi procedimi penal për tre punonjës të OSHEE, D. P., 32 vjeç; M. H., 35 vjeç; dhe F. V., 23 vjeç – të dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me furnizimin e paligjshëm me energji elektrike.

Operacioni u zhvillua nga strukturat vendore të policisë në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, pas informacioneve të marra për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura me ndihmën e llambave speciale.

 

Etiketa: KanabisShkodërtunel

Lajme të lidhura

Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”
Aktualitet

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës në mbështetje të protestës studentore

11:19 - 24/10/26
“Në mbështetje të studentëve“  ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit
Aktualitet

“Në mbështetje të studentëve“ ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit

11:08 - 24/10/26
Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin
Aktualitet

Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin

11:01 - 24/10/26
Para
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”
Aktualitet

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës në mbështetje të protestës studentore

11:19 - 24/10/26

Qindra qytetarë të qarkut të Vlorës janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga...

Lexo më shumë
“Në mbështetje të studentëve“  ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit

“Në mbështetje të studentëve“ ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit

11:08 - 24/10/26
Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin

Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin

11:01 - 24/10/26
Qytetarë dhe demokratë të qyteteve të Jugut nisen drejt Tiranës: Do të shporrim qeverinë e zezë

Qytetarë dhe demokratë të qyteteve të Jugut nisen drejt Tiranës: Do të shporrim qeverinë e zezë

10:49 - 24/10/26
Protesta kombëtare në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera të veriut nisen drejt kryeqytetit

Protesta kombëtare në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera të veriut nisen drejt kryeqytetit

10:39 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com