Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, janë shoqëruar gjithsej 46 persona në ambientet e Policisë së Tiranës. Nga këta,sipas njoftimit te poloicise, 18 persona janë arrestuar, ndërsa procedohen penalisht 28 të tjerët.
Për rreth katër orë opozita protestoi para kryeministrisë dhe Kuvendit. Pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët kanë hedhur molotov drejt kryeministrsë, ku policia u përgjigj menjëherë me ujë me piper, duke shpërndarë protestuesit.
Pas kaosit të shkaktuar para kryeministrisë, tubimi u zhvendos drejt Parlamentit. Teksa Berisha dhe deputetët demokratë së bashku me protestuesit po ecnin për tek Kuvendi, Policia nuk e kurseu ujin me piper ndaj tyre. Gjithashtu policia hodhi gaz me shumicë pranë xhamisë së Namazgjasë, ku shumë besimtarë myslimanë po faleshin.
Si pasojë e gazit lotsjellës, besimtarët u larguan me vrap, ndërsa disa të tjerë u izoluan brenda xhamisë. Gjithashtu nga sulmet e policisë mbetën të lënduar deputetë të PD-së dhe disa qytetarë.
Më pas, Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar tek spitali i Traumës për të vizituar protestuesin e plagosur. Pas dhunës së u shtruar nga policia e shtetit ndaj protestuesve, Berisha ka deklaruar se dy të rinj janë me kontuzion trunor.
Njoftimi i Policisë:
Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët.
Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.









Discussion about this post