GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banka Botërore paralajmëron Ramën për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Banka Botërore paralajmëron Ramën për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka Botërore rekomandon që Shqipëria të mos ndërmarrë investime të reja në impiante për prodhimin e energjisë nga mbetjet pa garantuar më parë procedura konkurruese dhe transparente të prokurimit, kontroll të besueshëm të kontratave dhe një sistem funksional të grumbullimit e trajtimit të mbetjeve.

Në raportin më të fundit për Shqipërinë, Banka Botërore i kushton një seksion të posaçëm inceneratorëve në Shqipëri, duke vënë në dukje problemet që kanë shoqëruar koncesionet e Tiranës dhe Elbasanit.

Sipas saj, koncesionet e incinerimit në këto dy qytete kanë qenë objekt hetimesh lidhur me procedurat jokonkurruese të prokurimit dhe zbatimin e kontratave.

Sipas ekofin/al, këto zhvillime kanë ngritur shqetësime për raportin ndërmjet kostos dhe përfitimit nga fondet publike, ekspozimin ndaj rreziqeve fiskale dhe pavarësinë e proceseve të kontraktimit.

Raporti vlerëson se investimet në incinerim janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dobësive të qeverisjes, pasi kërkojnë kapital të konsiderueshëm dhe zakonisht mbështeten në koncesione afatgjata. Për këtë arsye, ato kanë nevojë për sasi të qëndrueshme mbetjesh, tarifa që mbulojnë kostot, kontrata të qarta dhe mbikëqyrje efektive nga institucionet përgjegjëse.

Banka Botërore evidenton se sektori shqiptar i mbetjeve vazhdon të karakterizohet nga përgjegjësi institucionale të paqarta, procedura të fragmentuara të lejeve, monitorim i dobët i kontratave dhe probleme me transparencën e prokurimeve.

Shqipëria depoziton në landfill mbi tri të katërtat e mbetjeve

Problemi nuk kufizohet vetëm te mënyra e dhënies së kontratave. Banka Botërore vëren se kushtet aktuale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri nuk ofrojnë ende një bazë të qëndrueshme për investime të mëdha në trajtimin termik.

Sipas të dhënave të vitit 2023, rreth 76.5% e mbetjeve bashkiake në Shqipëri përfundonin në landfill, ndërsa vetëm 4.6% ricikloheshin ose kompostoheshin. Në Bashkimin Evropian, për të njëjtin vit, depozitimi në landfill përbënte 22.5%, ndërsa riciklimi dhe kompostimi 48%.

Raporti thekson se në sistemet evropiane prodhimi i energjisë nga mbetjet përdoret për trajtimin e pjesës së mbetur pasi janë zbatuar masat për parandalimin, ripërdorimin dhe riciklimin. Në BE, gjatë vitit 2024, rreth 25% e mbetjeve bashkiake trajtoheshin përmes incinerimit me rikuperim energjie.

Në Shqipëri, situata është e ndryshme. Ndarja e mbetjeve që në burim mbetet shumë e kufizuar, grumbullimi kryhet kryesisht në mënyrë të përzier dhe një pjesë e mbetjeve përmban materiale të papërshtatshme për trajtim efikas. Situata ndërlikohet edhe nga ndryshimet sezonale të sasive të mbetjeve, veçanërisht në zonat turistike.

Sipas Bankës Botërore, këto kushte e bëjnë të vështirë sigurimin e një furnizimi të parashikueshëm dhe me cilësi të përshtatshme për impiantet e prodhimit të energjisë nga mbetjet, duke shtuar rrezikun financiar të investimeve.

Banka Botërore nuk përjashton incinerimin, por kërkon ndryshim të modelit

Megjithëse evidenton problematikat e koncesioneve ekzistuese, Banka Botërore nuk rekomandon përjashtimin e incinerimit nga sistemi i ardhshëm i menaxhimit të mbetjeve.

Përkundrazi, raporti vlerëson se trajtimi termik mund të luajë një rol kalimtar në menaxhimin e mbetjeve të mbetura, ndërkohë që zhvillohen sistemet e ndarjes dhe riciklimit.

Megjithatë, sipas institucionit, rendi i ndërhyrjeve është vendimtar. Fillimisht duhet të krijohen kushtet për sigurimin dhe gjurmimin e sasive të mbetjeve që do të trajtohen, ndërsa institucionet duhet të dëshmojnë se janë të afta të zhvillojnë procedura konkurruese, transparente dhe të monitorueshme.

Kjo do të thotë se zgjedhja e teknologjisë duhet të lidhet jo vetëm me nevojat e vendit për trajtimin e mbetjeve, por edhe me kapacitetin real të institucioneve për të administruar investime të kushtueshme dhe kontrata afatgjata.

Në këtë kuadër, Banka Botërore paraqet disa modele të mundshme partneriteti publik-privat, përfshirë rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese, ndërtimin e qendrave të integruara të trajtimit dhe, në kushte të caktuara, kombinimin e rehabilitimit të landfilleve me prodhimin e energjisë.

Si shembull rajonal përmendet projekti i landfillit Vinča në Serbi, një partneritet publik-privat me vlerë 300 milionë euro, që kombinon rehabilitimin e një venddepozitimi të pakontrolluar me ndërtimin e impianteve të reja të trajtimit dhe depozitimit të mbetjeve.

Kërkohet kontroll i pavarur për të rikthyer besimin

Përtej teknologjisë, Banka Botërore kërkon ndryshime në mënyrën si planifikohen, kontraktohen dhe monitorohen shërbimet e menaxhimit të mbetjeve.

Ndër rekomandimet kryesore është publikimi i një programi shumëvjeçar të investimeve dhe partneriteteve publik-private, zhvillimi i tenderëve të hapur konkurrues, përcaktimi i detyrimeve të shërbimit publik dhe publikimi i treguesve të verifikueshëm të performancës.

Raporti propozon gjithashtu vendosjen e sistemeve të peshimit dhe gjurmimit digjital të mbetjeve, me parimin “pa të dhëna, pa pagesë”, në mënyrë që pagesat ndaj operatorëve të mbështeten në sasi dhe shërbime të dokumentuara.

Një tjetër rekomandim lidhet drejtpërdrejt me rikthimin e besimit publik pas hetimeve për inceneratorët. Banka Botërore sugjeron që reformat të testohen fillimisht në një ose dy bashki apo nënrajone, si korridori Tiranë–Durrës ose Vlora, dhe rezultatet të verifikohen në mënyrë të pavarur e të publikohen.

Sipas raportit, vetëm pasi këto masa të dëshmojnë se funksionojnë, modeli i ri mund të shtrihet në të gjithë vendin.

Në këtë mënyrë, Banka Botërore e lidh të ardhmen e investimeve në incinerim jo thjesht me nevojën për kapacitete të reja trajtimi, por me aftësinë e Shqipërisë për të garantuar konkurrencë, kontroll të shpenzimeve publike dhe administrim të besueshëm të sistemit të mbetjeve.

 

Etiketa: Banka BoteroreinceneratoreKryesore1paralajmerimRama

Lajme të lidhura

Ambasadori i SHBA/ Eric Wendt zhvillon një vizitë në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe Joni Ketën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA/ Eric Wendt zhvillon një vizitë në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe Joni Ketën

14:00 - 24/11/26
Këshilli i Legjislacionit miraton Ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 maj 2025
Aktualitet

Këshilli i Legjislacionit miraton Ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 maj 2025

13:46 - 24/11/26
Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati
Aktualitet

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati

13:23 - 24/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka Botërore paralajmëron Ramën për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll
Aktualitet

Banka Botërore paralajmëron Ramën për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll

14:41 - 24/11/26

Banka Botërore rekomandon që Shqipëria të mos ndërmarrë investime të reja në impiante për prodhimin e energjisë nga mbetjet pa...

Lexo më shumë
FSHF organizon edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, Luigi Ragno ndan eksperiencën e tij

FSHF organizon edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, Luigi Ragno ndan eksperiencën e tij

14:22 - 24/11/26
Ambasadori i SHBA/ Eric Wendt zhvillon një vizitë në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe Joni Ketën

Ambasadori i SHBA/ Eric Wendt zhvillon një vizitë në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe Joni Ketën

14:00 - 24/11/26
Këshilli i Legjislacionit miraton Ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 maj 2025

Këshilli i Legjislacionit miraton Ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 maj 2025

13:46 - 24/11/26
Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati

13:23 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com