GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer në kryefjalë të çdo diskutimi, mbi të gjitha në shtëpinë e Trabzonspor. Drejtuesit e klubit, të shtyrë dhe nga trajneri Fatih Teke, nuk kanë ndërmend të presin më të gjatë, por do të blejnë menjëherë kartonin e Ernest Muçit.

Në bazë dhe të kontratës së lidhur me Beshiktash gjatë verës, Trabzonspor ka të drejtë të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar, madje përpara përfundimit të sezonit. Gjatë verës, Trabzonspor pagoi 1 milionë euro për huazimin e Muçit, ndërsa kanë të drejtë të paguajnë me 5 këste të barabarta pjesën e mbetur të shumës prej 8,5 milionë euro.

Në momentin që Trabzonspor aktivizon të drejtën për të blerë kartonin e Muçit, pra në momentin që paguan këstin e parë, sulmuesi kuqezi do të bëhej automatikisht një lojtar i Trabzonspor. Në radhët e klubit nga Stambolli kanë nisur që tani të projektojnë sezonin e ri duke e vendosur Muçin në qendër të projektit.

Hapi i parë është blerja e kartonit të ti, më pas të ndërtojnë gjatë verës edhe ekipin me shpresën për të thyer hegjemoninë e dy gjigandëve të futbollit turk, Gallatasary dhe Fenerbahce. Në të njëjtën kohë, blerja e kartonit të Muçit konsiderohet si një investim i rëndeshim dhe i sigurt për të ardhmen.

Te Trabzonspor janë të bindur se këtë shifër mund ta marrin në çdo moment pasi për Muçin ka një interesim shumë të madh, madje edhe nga ekipe angleze. Shifrat e Muçit të imponojnë respekt ku deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asiste, lojtari më produktiv në radhët e Trabzonspor. Së fundmi, Muçi u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i muajit janar.

Etiketa: MuciTrabzonspor

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Para
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë
Aktualitet

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, i është bashkuar protestës së studentëve në Tiranë, duke treguar mbështetjen e saj për...

Lexo më shumë
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26
Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

12:49 - 21/10/26
“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com