GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

12:21 - 23/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse, një pjesë e mirë e rrugëve po shkatërrohen vetëm pak muaj apo edhe javë pas inagurimit me dajre e daulle nga Balluku dhe Rama, ky i fundit jo vetëm nuk merr asnjë përgjegjesi për qindra miliona euro abuzime, por përkundrazi sulmon opozitën dhe median se po shpifin ndaj ‘veprave’ që po ndërton rlindja. Sipas tij, fenomene të tilla ndodhin kudo.

Edi Rama ka reaguar në lidhje me bllokimin e aksit Prrenjas-Librazhd. Kreu i qeverisë shkruan se rrëshqitjet e dherave ndodhin kudo dhe nuk është faji i qeverisë duke marrë shembullin e Italisë, në Siçili.

Postimi i plotë:

Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare! Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht!

Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse! Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend – parti politike jo e jo – që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë. Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë:

E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfilluar rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike!

E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri. Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten.

 

Etiketa: Ramarrugetallje

Lajme të lidhura

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin
Aktualitet

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares
Aktualitet

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Para
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin
Aktualitet

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26

Teksa u zbardhën qëndrimet e demokratëve sot në Këshllin e Mandateve, te cilët kanë kërkuar që kuvendi t’i hapë rrugë...

Lexo më shumë
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com