Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë përsipër kompetencat e ish-Kolegjit të Posaçëm të Apelit (KPA), pasi ky i fundit përfundoi misionin e tij në qershor të vitit 2026.
miratuar më 2 nëntor 2026 një aneks të ri të rregullores, që përcakton mënyrën se si do të shqyrtohen çështjet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas vendimit, kërkesat do të kalojnë fillimisht në një kolegj me tre gjyqtarë, ndërsa çështjet që plotësojnë kriteret ligjore do të shqyrtohen në seancë plenare. Vendimmarrja do të bëhet me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe abstenimi nuk do të lejohet.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilëve u garantohet akses në dosjet gjyqësore, prova dhe dokumentacionin e çështjeve. Ata do të kenë të drejtë të paraqesin gjetje dhe mendime me shkrim, të kërkojnë administrimin e provave dhe të jenë të pranishëm në të gjitha fazat e shqyrtimit, përfshirë edhe dhomën e këshillimit.
Vendimi u miratua me shumicë votash, ndërsa gjyqtarja Sonila Bejtja votoi kundër. Aneksi parashikon gjithashtu krijimin e regjistrave të posaçëm për administrimin e çështjeve të vetingut dhe ruajtjen e vlefshmërisë së veprimeve procedurale të kryera më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Të paktën 9 ish-magjistratë të shkarkuar nga procesi i vetingut i janë drejtuar Gjykata Kushtetuese me kërkesa për t’u rikthyer në detyrë. Për të paktën 4 prej tyre, Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka konstatuar shkelje në proces dhe ka sugjeruar rishqyrtimin e çështjeve.
Në Gjykatë Kushtetuese është dërguar edhe një kërkesë nga SPAK (që ka marrë funksionet e ish-komisionerit publik) për rishikimin e vendimit që kishte lënë në detyrë një prokurore.
gijotina.com/










Discussion about this post