GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

15:04 - 28/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Sot po shohim se mafia shqipfolëse është sfida jonë më e madhe”.

Kështu deklaroi drejtori i Policisë Gjyqësore Federale në Anversë në një intervistë për gazetën belge De Morgen. Saktësisht pesë vjet pas ndërhyrjes historike të policisë në rrjetin e komunikimit të koduar SKY ECC, ai së bashku me kolegun e tij në Bruksel bëjnë një bilanc të situatës.

Sipas dy drejtorëve, operacioni hapi “vrima të mëdha” në krimin e organizuar, por sipas tyre ato tashmë janë mbushur sidomos nga rrjetet shqiptare dhe kriminelë nga Serbia dhe Mali i Zi.

Yve Driesen, drejtor i Policisë Gjyqësore në Anversë, tha: “Mafia shqiptare ka fituar jashtëzakonisht shumë terren. Ata kontrollojnë të gjithë zinxhirin logjistik, nga Amerika e Jugut deri në port dhe rrjetet e shitjes në rrugë”.

Edhe Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore në Bruksel thekson: “Shqiptarët punojnë shumë profesionalisht. Janë më të vështirë për t’u goditur”.

Në mars të vitit 2021, policia federale belge kreu më shumë se 200 kontrolle të njëkohshme pas thyerjes së platformës së koduar SKY ECC. Përmes mesazheve të enkriptuara, policia mundi të ndiqte komunikimin e mijëra kriminelëve, përfshirë drejtues të rrjeteve ndërkombëtare të drogës.

Sipas drejtuesve të policisë, kjo çoi në mijëra arrestime, sekuestrimin e qindra tonëve drogë dhe miliona euro pasuri kriminale. Shumë nga figurat kryesore të atëhershme në portin e Anversës tashmë janë dënuar ose ndodhen në burg.

Por vakuumi i pushtetit u mbush shpejt.

“Ata që dominonin atëherë, sot janë kryesisht jashtë loje,” thotë Driesen. “Por nuk kam iluzione: vrimat që u hapën, mbushen shpejt”.

Ajo që bie më shumë në sy, sipas policisë, është niveli i kontrollit që rrjetet shqiptare kanë mbi logjistikën.

“Ata kontrollojnë të gjithë zinxhirin,” thotë Driesen. Kjo nënkupton: kontakte në Amerikën e Jugut, transport përmes Europës, infiltrime në porte dhe shpërndarje në nivel rruge.

“Nuk kanë nevojë për korrupsion politik, siç ndodhte dikur me mafien italiane. Gjithçka qëndron te manipulimi i zinxhirit logjistik: paralajmërimi gjatë kontrolleve doganore, nxjerrja e kontejnerëve. Falë SKY ECC ne arritëm ta kuptojmë plotësisht këtë”.

OKB-ja dhe Bashkimi Europian kishin raportuar vite më parë se kriminelët nga Shqipëria dhe Serbia blinin drejtpërdrejt kokainë në Peru nga furnitorë në brendësi të vendit.

Në këtë mënyrë siguronin sasi më të lira në një zonë që më parë konsiderohej shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u arritur nga rrjetet europiane.

Në Bruksel, policia sheh një fenomen tjetër: vitet e fundit janë shfaqur grupe të lidhura me botën kriminale rreth Marsejës.

“Janë tipa shumë të dhunshëm që qëllojnë thjesht për të frikësuar,” thotë Jacobs. “Bëhet fjalë për territor. E dimë me siguri që këtë betejë e kanë fituar kryesisht”.

Ai bën një dallim të qartë në modelet e dhunës: “Kur kriminelët shqiptarë qëllojnë, shpesh është një veprim ‘kirurgjikal’, menjëherë vdekjeprurës. Ndërsa autorët në Bruksel qëllojnë në mënyrë të pakontrolluar, me rreziqe të mëdha për popullsinë”.

Sipas drejtuesve të policisë belge, rrjetet kriminale kanë nxjerrë mësime nga rasti i Sky ECC. Periudha kur komunikonin hapur në një sistem të vetëm, që besohej ‘i pathyeshëm’, ka përfunduar.

“Tani punojnë më me kujdes dhe e fragmentojnë komunikimin,” thotë Driesen.

Jacobs konfirmon se kriminelët i shpërndajnë mesazhet e tyre në disa platforma. Detaje nuk jep. “Me gjasë po na lexojnë”.

Drejtorët bëjnë thirrje për më shumë investime në kapacitete të specializuara për dekriptim dhe analizë. Sipas tyre, Belgjika është pas vendeve si Holanda, ku disa shërbime bashkëpunojnë në një qendër të përbashkët dekriptimi.

Driesen thekson se policia u përball me rreth një miliard mesazhe tekstuale, mesazhe zanore dhe materiale vizuale.

“Nuk mund t’i lexosh një nga një. Kemi angazhuar shkencëtarë të të dhënave, ekspertë financiarë dhe specialistë IT për ta përballuar”.

Etiketa: alarmkrimiKryesore1Shqiptar

Lajme të lidhura

I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26
I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim
Aktualitet

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

15:40 - 28/02/26
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave
Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

15:10 - 28/02/26
Para
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Discussion about this post

TË FUNDIT

I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte u gjetën rreth 20 kilogramë...

Lexo më shumë
I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

15:40 - 28/02/26
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

15:10 - 28/02/26
‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

15:04 - 28/02/26
“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

14:45 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com