GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore

08:37 - 01/03/26
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të përbashkët”. Izraeli tha se sulmet e tij kishin në shënjestër udhëheqësin suprem të Iranit, presidentin dhe kreun e forcave të armatosura.

Presidenti Donald Trump tha se Ali Khamenei është vrarë. Disa orë më vonë kjo u pranua edhe nga media shtetërore iraniane.

Trump  e përshkroi fushatën ushtarake të SHBA-së si “masive dhe në vazhdimësi”. Ai u bëri thirrje iranianëve të “marrin në dorë qeverinë tuaj”. Trump gjithashtu akuzoi Teheranin se po punonte për të rindërtuar programin e tij bërthamor pas sulmeve masive të SHBA-së verën e kaluar, për të cilat më parë kishte pretenduar se i kishin shkatërruar plotësisht objektet. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Khamenei u vra “në zyrën e tij në rezidencën e udhëheqësit” ndërsa “po kryente detyrat e tij” në momentin e sulmit herët të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars News Agency.

Imazhet satelitore nga Airbus treguan tym të zi që ngrihej nga kompleksi i udhëheqësit në Teheran pas sulmit. Imazhet duket se tregojnë se disa ndërtesa brenda kompleksit u dëmtuan rëndë nga goditjet.

Kompleksi ndodhet në qendër të Teheranit, pranë universitetit. Ai është një qendër vendimmarrjeje për udhëheqjen teokratike të Republikës Islamike.

gijotina.com/

Etiketa: Iran

Lajme të lidhura

Dita e 10-të e bllokimit të Korridorit VIII, akoma nuk ka afat për hapjen e rrugës
Breaking Views

Dita e 10-të e bllokimit të Korridorit VIII, akoma nuk ka afat për hapjen e rrugës

11:21 - 01/03/26
Rama vazhdon mbrojtjen e Ballukut: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe…
KRYESORE

Rama vazhdon mbrojtjen e Ballukut: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe…

11:10 - 01/03/26
SPAK thellon hetimet për IPARD II, gati prangat për Samir Manen dhe Frida Krifcën
Breaking Views

SPAK thellon hetimet për IPARD II, gati prangat për Samir Manen dhe Frida Krifcën

10:55 - 01/03/26
Para
Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 10-të e bllokimit të Korridorit VIII, akoma nuk ka afat për hapjen e rrugës
Breaking Views

Dita e 10-të e bllokimit të Korridorit VIII, akoma nuk ka afat për hapjen e rrugës

11:21 - 01/03/26

Në ditën e 10-të të bllokimit të Koridorit VIII, vijon puna me kapacitet të plotë natën dhe ditën, për të...

Lexo më shumë
Rama vazhdon mbrojtjen e Ballukut: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe…

Rama vazhdon mbrojtjen e Ballukut: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe…

11:10 - 01/03/26
SPAK thellon hetimet për IPARD II, gati prangat për Samir Manen dhe Frida Krifcën

SPAK thellon hetimet për IPARD II, gati prangat për Samir Manen dhe Frida Krifcën

10:55 - 01/03/26
Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve

08:56 - 01/03/26
Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

08:51 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com