GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala së bashku me drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Anxhela Paparizo, zhvilluan këtë të enjte një konferencë për shtyp për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend.

Një nga temat kryesore ishte mungesa e barnave dhe e terapive për pacientët me sëmundje të rënda.

Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, u pyet mbi çështjen e korrupsionit brenda spitaleve, ku pacientët ndonjëherë detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas.

Paparizo tha se nuk është në dijeni për raste të tilla dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim zyrtar pranë strukturave përkatëse për marrje parash nga ana e mjekëve.

“Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët”, tha ajo.

Ndërsa drejtoresha po përpiqej t’i përgjigjej pyetjes, në krah të saj u dëgjua edhe ndërhyrja e këshilltares së ministrisë, Albana Qehajaj, e cila i sugjeroi: “Vazhdo për kardiologjinë, mos iu përgjigj.”

Moment që nuk i shpëtoi vëmendjes, duke krijuar një situatë ironike në një konferencë ku pritej më shumë transparencë për shqetësimet e pacientëve.

Deklarata për “mosdijeninë” mbi fenomenin e pagesave nën dorë, një problem i përfolur prej vitesh në sistemin shëndetësor, u shoqërua kështu edhe me një kujtesë nga krahu i djathtë për të qëndruar tek tema e kardiologjisë. Mes premtimeve për godinën e re dhe mungesës së denoncimeve zyrtare, duket se diskutimi për paratë e pacientëve mbeti sërish jashtë “diagnostikimit” publik.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2026/03/69a9845366135.mp4

 

Etiketa: drejtoresheLekepacienteQSUT

Lajme të lidhura

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26
Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!
Aktualitet

Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

20:18 - 20/10/26
I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26
Para
Spahia: Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

20:59 - 20/10/26

Situata është tensionuar sërish para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur dhe shtyrë me efektivët e policisë. Këtë të fundit po...

Lexo më shumë
Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

20:51 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Të rinjtë mblidhen prapë në bulevard, përplasje me policinë

Të rinjtë mblidhen prapë në bulevard, përplasje me policinë

20:44 - 20/10/26
Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com