GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mes kaosit, 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar morën këtë të enjte votëbesimin e Kuvendit.Berisha, i rrethuar nga ligjvënësit e tjerë demokratë, zaptoi foltoren në momentin që nisi votimi për ndryshimet në qeveri, ndërsa socialistët shoqëronin çdo votim me duartrokitje.

Për Albana Koçiun zv.kryeministre, Toni Gogun Ministër të Drejtësisë, Besfort Lamallarin të Brendshëm, Erjona Ismailin Ministre Shteti për Parlamentin, Ferit Hoxhën kryediplomatin e ri, Ermal Nufi te Mbrojtja si dhe për Enea Karakaçin, që zëvendëson Belinda Ballukun te Infrastruktura dhe Energjia, votës së socialistëve iu bashkuan edhe kartonët jeshilë të deputetëve të Partisë Social-Demokratike.

Hoxha, Karakaçi dhe Nufi, që vijnë rishtazi në qeveri, votëbesimin e ndoqën nga lozhat e Kuvendit.  Para se të konfirmonte krerët e rinj në dikastere, Kuvendi votoi edhe shkarkimet e tashmë ish ministrave, me dekretin për Belinda Ballukun që më shumë se të tjerët mori shumicë të cilësuar, 85 vota pro shkarkimit.

Për votimin e ndryshimeve të propozuara prej tij, në seancë nuk mori pjesë kryeministri Edi Rama. Mungoi edhe vetë Balluku, që me shkarkimin nga 2 detyrat në qeveri, tashmë do të duhet të zërë një karrige mes deputetëve socialistë.

Debate pati edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Opozita kërkoi të futet në rend dite raporti i saj pro heqjes së imunitetit të Ballukut. Gazment Bardhi tha se mazhoranca po zgjat shqyrtimin dhe ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar. Ndërsa kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj se janë brenda afatit 2 javor për të hartuar raportin e tyre, të cilin do ta sjellin në Kuvend seancën e 12 marsit bashkë me raportin e opozitës.

Ministrat e rinj do të betohen te Presidenti të premten në orën 10:00, në një ceremoni që do të mbahet në Pallatin e Brigadave. Më pas gjatë seancës së sotme, në Kuvend pati një përplasje të fortë mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit, e cila u shoqërua me fyerje të rënda nga ana e kreut të Grupit të PD-së. Shkak i sherrit ishte një deklaratë e Ballës kundrejt Albana Vokshit, ku tha ‘për ty Albana kam numrin 0900’. Kjo bëri që deputetët demokratë të bllokonin foltoren dhe të niste përplasja.

Shkarkimi i ministrave
Belinda Balluku 85 vota pro
Elisa Spiropali 83 vota pro
Pirro Vengu  81 vota pro
Albana Koçiu 83 vota pro
Besfort Lamallari 83 vota pro
Toni Gogu 82 vota pro
Emërimet
Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm 83 vota pro 4 kundër
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes 83 vota pro 6 kundër
Toni Gogu ministër i Drejtësisë 83 vota pro 5 kundër
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 vota pro 6 kundër
Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin 82 vota pro 4 kundër.
gijotina.com/
Etiketa: Kryesore1seanca

Lajme të lidhura

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Para
“Për ty kam numrin me “0900!”- Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer

“Për ty kam numrin me “0900!”- Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Në vend të tij, në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com