GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Balluku i ka bërë vetëm të gjitha? Rama ndërton mbrojtjen e vet: Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja…

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Balluku i ka bërë vetëm të gjitha? Rama ndërton mbrojtjen e vet:  Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rama e konfirmoi Belinda Ballukun si drejtuese qarku për Fierin në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që la të kuptohet se ajo ka vepruar me kokën e vet. Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ta shpallë as fajtore dhe as të pafajshme Belinda Ballukun në lidhje me ato që SPAK po heton.

Ai tha se vijën e kuqe që ka vendosur për të gjithë socialistët pas vënies në funksion të reformës në drejtësi, nuk do ta shkelë as në rastin e saj.

“Nuk e kam as të mundur as të lejuar, qoftë nga ligji e zakoni që t’i mbajë pishën asnjë bashkëpunëtori. S’e kam ndërmend t’u them as juve se Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë e do t’i dalë e vetja. S’kam ndërmend ta shpall të pafajshme për çfarë akuzohet apo të shkel për të vijën e kuqe që e kam vizatuar në këtë sallë të nesërmen e reformës në drejtësi, e që vlen për të gjithë”, tha Rama.

“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne I I mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.

“Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht e bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forcat paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut të ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik. E kthyen njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine, ndërkohë rrugët e ndërtuara gjatë drejtimit të saj u shembën nga korrupsioni”, tha Rama më herët duke e konfirmuar si drejtuese e qarkut Fier.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje
Aktualitet

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila
Aktualitet

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Para
Rama flet për ‘veprat historike’ të Belindës: Korçë-Ersekë, vlerë e shtuar; Qukës-Qafë Plloçë, gropë…

Rama flet për ‘veprat historike’ të Belindës: Korçë-Ersekë, vlerë e shtuar; Qukës-Qafë Plloçë, gropë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat...

Lexo më shumë
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:12 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

07:48 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com