Kryeministri Rama nxjerr sekretin hetimor, duke deklaruar të dhëna nga provat që SPAK dorëzoi në Kuvend bashkëngjitur kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut.
Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama tha se kërkesa për arrestim të Belinda Ballukut erdhi pas një incizimi, që ai e quajti qesharak, mes dy zonjave, ku njëra ishte e pandehur dhe pretendonte se ishte kërcënuar për dëshminë e dhënë.
“Më e rënda është paraqitja e në incizimi të një bisede mes një të pandehure me një bashkëbiseduese. E pandehura shpjegon, sipas prokurorit, se na qenkësh kërcënuar. Sipas shokëve të Këshillit të Mandateve, nuk përmendej asgjëkund Belinda ministrja, apo ndonjë gjë që të dukej si kërcënim real.
Nuk e kam dëgjuar dhe nuk kam ndërmend ta dëgjoj këtë bisedë të incizuar, apo të lexoj procesverbalin. Unë i kam tmerr këto forma, por drejtësia ka detyrën e vet ti përdorë. E paska shtyrë prokurorin të marrë të gjithë atë të përpjetë dhe të vijë të kërkojë nga Parlamenti arrestimin e një deputete, e cila, një kujtesë e vogël këtu, është prind i vetëm një vajze minorene.
Kujtojmë se anëtarët e Këshillit të Mandateve kanë firmosur të mos i bëjnë publike materialet.
Kryeministri Edi Rama në një fjalim plot sulme drejt SPAK dhe GJKKO, kujtoi ata që dikur u lëshoi dorën, nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ish-ministri Ilir Beqaj apo dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Me zë dhe figurë, Rama tha se herë tjetër SPAK duhet të vijë në Kuvend i ‘armatosur’ me prova. Mes të tjerash Rama tha se pa prova dhe fakte SPAK kërkon që të fusë në burg pa gjyq Ballukun, ndërsa shtoi se PS nuk mund ta pranojë këtë gjë.
“Kjo është provë e re, që nuk është as e re. Dhe kur mendoj që vihet me këtë kollajllëk, në Kuvendin e Shqipërisë, për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, mbasi është bërë gjithçka për t’ua futur 7 pash jo nën dhe, por në llum. Po një njeri i thjesht, i pambrojtur e parafytyroni ju se si mund ta haja fletearrestin surratit. E kur sheh këtë, aty e kupton konkretisht se si e hanë shumë njerëz në Shqipëri, se si për faqen e zezë të autorëve, të kësisoj përplasjesh turinjve të fletëve të arrestit, Shqipëria është bërë delja e zezë e arrestit, me shumë të burgosur të paraburgim. Jetojnë nën kurrizin e të tjerëve. Hajde ta fusim një herë, se na ka dalë një incizim, na kanë ardhur disa sms. Po ça është një i zgjedhur? Kokë për t’u marrë si trofe në Pazar? Pasi është sakatuar dhe zhargavitur. Grup i strukturuar kriminal i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn, arbitri. Lojtari përballë tha; ishte gol. Abitri tha; ishin dy gola. Arbitrat e tjerë thanë; ishin 3 gola. Ra grupi i strukturuar? Po Ilir Beqaj. S’kam folur për të se s’ka pasur një vendim. Pasi u ngrit dhe u zie një tenxhere, spaska pasur grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Por në emrin tonë, jo! Me votën tonë, jo. Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të kërkuar jo imunitetin, pasi ky është keqkuptim, pasi s’ka ndaj hetimit dhe përgjimit, për askënd nga ne. Të ngremë kokën për të çuar në burg, një deputet me këto argumente? Çfarë jemi ne, bashkautor të krijimit të popullit të paraburgos në Shqipëri? Kur të vinë për të kërkuar heqjen e imuniteti të vinë të armatosur me prova. Siç erdhën dy herët e para. Për rastin e parë kishin prova dhe rastin tjetër, një mal me argumente! Një grua me dy gra? për të legjitimuar kërkesën ekstreme, arrest pa gjyq. Duke na vënë në situata absurde ne shumicën socialiste që i kemi dhënë shpirtin drejtësisë dhe lëkurën drejtësisë së pavarur. Beni ça keni për të bërë…ëmmmm. Ku është parë kjo forcë politike në historinë e Europës. Hapini ça thotë motra ime për këto gjëra (I referohet Melonit). Le ta hetojnë Ballukun, ta ulin në gjyq për barazi në tendera para 6 vitesh, por të mos fyejnë inteligjencën tonë duke na thënë se ajo i prish provat. Ajo si rrezikonte provat as kur ishte ministre, dhe sot që është deputete as që bëhet fjalë. Ajo është kërkesë që lidhet me rolin e ministres. Pastaj gjykata të vendosë si ta shoh të arsyeshme, është pushtet i pavarur.”, tha ai.
gijotina.com/










Discussion about this post