Elegji! Kështu e ka konsideruar kreu i PD Sali Berisha fjalën prej rreth 1 orë e 30 minuta të kreu të PS dhe Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit.
“Të nderuar qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Ramës për Lubi Ballukun. Në fakt, elegjinë e tij për veten e tij dhe Lubinë. Ai hoqi një maskë dhe ofroi mbrojtje totale, duke vënë peng Kushtetutën dhe ligjet e vendit, ndarjet e pushtetit dhe proceset e integrimit në BE. Ai iu tha shqiptarëve sot se Balluku është e paprekshme! Se SKAP-i është zero me bisht, se drejtësia nuk ekziston. Noterja apo regjistruesja e të gjitha vjedhjeve 25 vjeçare të këtij kryehajduti. Edi Rama, sot sfidoi çdo shqiptar, qytetarët shqiptarë! Nuk është kryesisht sulm ndaj SPAK, ndaj drejtësisë kjo që po bën, sepse në këtë drejtim drejtësia po përfaqësohet nga ju. Edi Rama ju thotë juve se qëndron mbi ligjin dhe si narko-diktator i vërtetë, vendos për gjithçka. Ai sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm që të përdorë mandatet e krimit kundër interesave të shqiptarëve. Rama ka dorë në shkatërrimin e Portit të Durrësit. Një pasuri prej 4 mld eurosh. Ai u përpoqe që të tërheqë në aferat e tij NATO-n. Ai kërkon që portin ta ndërtojë me rusët, që kanë interesa të kundër me NATO-n. Fjala e tij sot tregoi se është i gatshëm për çdo skenar. Ndaj dhe sot për çdo qytetar shqiptar, fjala është e tij, e qytetarëve. Parlamenti është i aneksuar, instrument i narko-diktaturës. I ftoj qytetarët në një kryengritje paqësore që ka njohur vendi. Njerëzit me integritet, të ndershëm, që jetojnë me djersën e ballit të tyre, s’do të pajtohen me këtë vendim.”, tha ai.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi në një dalje për mediat se i takon sovranit që të përgjigjet pasi PS-ja vendosi që të japë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK. Ai tha se tashmë duhet të marrë në dorë drejtësinë sovrani-qytetarët.
“S’ka pasur kritik më të madh në këtë platformë se unë ndaj drejtësisë. Por në rast se ekzekutivi me kartonat e krimit vendos të mos pranojë vendimet e drejtësisë, i përket sovranit dhe jo drejtësisë, të thotë fjalën e vetë. Drejtësia e tëra është një trupë 300-1 mijë. Të gjitha hallkat e tjera janë në duart e ekzekutivit. Ndaj është sovrani që duhet të ndërhyjë me mjetet demokratike, për të bërë të mundur ushtrimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. A do të vazhdojë drejtësia të lëshojë urdhra të tjerë për arrestin e Ramës, se di. Zgjidhja është në duart e qytetarëve, kemi të bëjmë me fatin e qytetarëve, me ëndrrën e tyre.”, tha ai.
gijotina.com/










Discussion about this post