GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gjykata e Lartë merret me “fobinë” e Ramës për paraburgimet, gati vendimi unifikues

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë merret me “fobinë” e Ramës për paraburgimet, gati vendimi unifikues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues të vitit 2011 lidhur me masat e sigurimit personal, veçanërisht për masën “arrest në burg”.

Qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale.

Vendimi është marrë në kuadër të shqyrtimit të një çështjeje penale ndaj shtetasit Begtash Zeneli, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas dosjes hetimore, në tetor të vitit 2025 policia e Lezhës gjeti dhe sekuestroi rreth 7.35 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa në banesën dhe ambientet e përdorura nga Zeneli. Pas arrestimit në flagrancë, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë caktoi masën e sigurimit “arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin duke vendosur “arrest në shtëpi”. Kundër këtij vendimi, prokuroria paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë vlerëson se zhvillimet ligjore pas vitit 2011, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkojnë rishqyrtim të disa prej formulimeve të këtij vendimi.

Në veçanti, do të shqyrtohet nëse gjykatat duhet të analizojnë në mënyrë reale masat alternative ndaj “arrestit në burg”, nëse rrezikshmëria mund të bazohet vetëm në natyrën e veprës penale dhe kujt i takon barra e provës për të justifikuar nevojën e kësaj mase.

Ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar.

Çështja do të shqyrtohet nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në seancën e caktuar më 9 prill 2026.

Kujtojme se Kyproblem është ngritur nga kryemnistri Edi Rama në kuadër të mbrojtjes që PS i ka bërë Belinda Ballukut, ndaj kërkesës së SPAK që kërkon arrestimin e saj.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se paraburgimi pa kriter në Shqipëri është një plagë që duhet të marrë fund.
Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se qeveria është e vendosur të ndërhyjë për ta ndryshuar këtë situatë dhe për këtë sipas tij, po punohet edhe me partnerët europianë. “Fobia” e tij dhe e zyrtarë të tjerë ndaj arrestimeve të SPAK, tashme po trajtohet nga Gjykata e Lartë!
Drejtues të opozitës nuk vonuan të kritikonin nismën. Gazmend Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, akuzoi të martën se “Rama po përdor Gjykatën e Lartë për të zhbërë praktikën 15-vjeçare”.
gijotina.com/

 

Etiketa: Gjykata e LarteKryesore1paraburgimi

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët
Aktualitet

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Para
Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit

Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26

Rinstruksioni i fasadave nuk është thjesh bojë propagande, por edhe lëvizje fondesh drejt kompanive të lidhura pas interesave të Rilindjes....

Lexo më shumë
“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com