GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Imshtë, në njësinë administrative Bubullimë në Lushnjë, janë ngritur në protestë për të mbrojtur pronën ku do të ndërtohet një park fotovoltaik buzë lumit Seman.

Banorët e shfrytëzojnë për të kultivuar perime gjatë muajve që lumi tërhiqet. Ata nuk pretendojnë pronësinë, por e kanë marrë në përdorim nga shteti.

“E ka pasur gjyshja ime 13 hektarë tokë, ai edhe atë e ka bërë hartën. Vijnë e bëjnë luftë me 3 mijë banorë, ne jemi 3 mijë banorë këtu. Kjo tokë është minierë për ne, çdo gjë prodhon”, u shpreh banori, Qerim Pirra.

Përballja e banorëve me palën që pretendon se ka blerë pronën është e vazhdueshme, deri në konfrontim dhe ndërhyrje të policisë.

“Në datë 9, nga ora 9–9:30 pamë një tufë njerëzish nga buza e lumit deri te argjinatura kishin ngulur ca hekura, ca rrjeta. U futa pas turmës, atje, shiko nuk i lamë të vendosin hekurat. Lajmëruan policinë ata, erdhi policia, na morën në pyetje, na morën në polici, na bënë denoncim pa i prekur fare me dorë, vajtëm na morën në pyetje”, u shpreh polici, Klodian Zema.

Prona shtrihet në 153 hektarë brenda argjinaturës së lumit Seman, në fshatin Imshtë. Kjo sipërfaqe iu dha banorëve për shfrytëzim në bazë të ligjit numër 8312, viti 1998 për “tokat bujqësore të ndara”.

“E gjithë kjo është histori e tokës së lumit, nuk u nda me ligjin 7501, më vonë u nda me një komision fshati dhe kemi marrë 800 metër për frymë”, u shpreh banori, Qerim Pirra.

Pala e tretë pretendon se toka iu është rikthyer ish-pronarëve, mirëpo në një dokument zyrtar të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nëpërmjet një përgjigjeje dhënë grupit parlamentar të Partisë Socialiste, thuhet se nuk ka pasur kthim të pronës në këto zona kadastrale.

Nga verifikimi i kryer në sistem të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nga të dhënat e pasqyruara deri më tani nuk rezulton të ketë vendime për njohje, kthim apo kompensim prone për sipërfaqet e konturuara në territorin e fshatit Imshtë, njësia administrative Bubullimë, Bashkia Lushnjë. Rezulton se pretendimet për pronën i përkasin dosjes nr. 1624, datë 04.12.2014, në emër të subjektit të pretenduar si i shpronësuar Ahmet Isa Xhindoli.

Sipas banorëve, ndërhyrja në basen, aty ku u tentua të vendosen shtylla rrethimi, rrezikon daljen e lumit nga shtrati. Kjo do të thotë përmbytje për të gjithë zonën.

“Nëse këtu plas diga, plas argjinatura këtu rrezikohet komplet zona. Kjo është situata dhe ne do ta mbrojmë. Shihni ujin deri ku ka ardhur, argjinatura këtu dhe argjinatura andej është gati 2 km dhe kjo është një sipërfaqe për mbajtjen e ujit, lëshohet uji nga digat sipas ngarkesës që vjen dhe shërben për… nuk ka këtu as tokë për investim, është në shërbim të digave. Në pjesën një muaj, dy muaj e kanë shfrytëzuar fshatarët, e kanë mirëmbajtur më saktë dhe për kullota.”

Banorët këmbëngulin se dokumentet e paraqitura janë të falsifikuara. Nëse shikojmë dokumentet e kadastrës duket se ka pasur ndërhyrje në datën 29.10.2015; e njëjta pronë ka në dy dokumente pronarë të ndryshëm.

“Tani ka dalë një pronar dhe thotë i kemi tokat këtu, tani ata, sidomos ai Bilbil Xhindoli i ka dokumentet të falsifikuara, ka mbivendosje në hartën e tokës”, tha Qerim Pirra.

Duke qenë se toka në fjalë shtrihet nga buza e lumit Seman deri te argjinatura, ligji “Për burimet ujore” e përcakton qartë si tokë lumi, pra tokë publike, të patjetërsueshme.

“Vijnë persona të ndryshëm që pretendojnë pronësinë mbi basenin, gjë e cila është e kundërshtueshme me bazën ligjore në Kushtetutë sepse toka brenda vijës së lumit dhe argjinaturës është tokë shtetërore e patjetërsueshme”, u shpreh Euxhenio Nebiu, banor.

“Ne e kemi në mbrojtje, më shumë po e mbrojmë edhe të mos dalë lumi, drejt me thënë se siç po e shikoni ka dalë gjithë ato herë. Ne e kemi mbrojtur edhe nga dhelprat se kanë bërë vrima dhelprat atje, e kemi mbrojtur me lopata e kemi ngritur”, u shpreh Klodian Zhema, polic.

Personi që pretendon se i është rikthyer prona e ka shitur atë tek Elton Çekrezi, aksioneri i kompanisë EUROELEKTRA dhe ka krijuar së fundi shoqërinë “SunXpower” me të cilën ka hyrë në tregun e energjisë diellore. Në listën përfundimtare kompania nuk rezulton ende të ketë marrë licencë, por sipas informacioneve është në fazat paraprake.

“Duam apo s’duam ne këtu bëhet një digë artificiale që e kërcënon të gjithë komunitetin e njësisë administrative Bubullimë. Këtu jemi mbi argjinaturën e lumit Seman. Për prezencën e banorëve këtu janë dërguar një sërë fletëthirrjesh në komisariat sepse banorët kanë kundërshtuar dhe kanë penguar disa persona të paautorizuar të panjohur që tentonin të bënin rrethimin direkt mbi pendën e penelit që është në trupin e argjinaturës. Ajo nuk është rastësisht aty, është vendosur nga inxhinierët dhe hidroteknikët për të ndaluar vërshimet e lumit për të ulur forcën dhe presionin që ushtron ai në rrënjët e argjinaturës”, u shpreh Euxhenio Nebiu, banor.

“Kemi ndryshuar sipërfaqe të tëra natyrore dhe kemi cenuar apo prekur peizazhin e zonës ku centralet fotovoltaike ndërtohen”, u shpreh Kristi Bashmili, ekspert mjedisi.

Në një përgjigje për Inside Story, subjekti EUROELEKTRA konfirmon se ka planifikuar një iniciativë për park fotovoltaik në zonën e Imshtës, por thekson se çdo hap i mëtejshëm do të varet nga qartësia e plotë juridike dhe përputhshmëria territoriale. Investitori thotë se toka në fjalë është pronë private, e siguruar përmes transaksioneve të ligjshme. Sa i përket procedurave për leje, theksohet se procesi do të ndiqet sipas kuadrit ligjor. Në këtë moment nuk bëhen publike parametrat teknikë si kapaciteti në megavat apo sipërfaqja, për të shmangur spekulime, deri në përmbylljen e fazës ligjore dhe territoriale.

Ne nuk ndërtojmë në mënyrë që të rrezikojë argjinaturën apo sigurinë mjedisore. Nëse projekti vazhdon, çdo vendimmarrje do të bazohet në studime teknike dhe kërkesat e institucioneve për distanca, masa mbrojtëse dhe standarde sigurie.

Elton Çekrezi, pronar i Euroelektra, i vuri në dispozicion Inside Story të gjithë dokumentet që zotëronte për pronën që ka blerë. Dokumentet janë marrë nga institucionet përkatëse dhe tregojnë se prona është blerë sipas ligjeve në fuqi. Nga ana tjetër, në përgjigjen zyrtare dhënë për Inside Story, Çekrezi tha se nuk do të ndërmarrë asnjë hap për investimin pa u qartësuar të gjitha pretendimet që janë ngritur për pronën.

Lidhur me të njëjtën çështje ka reaguar edhe Anduel Çekrezi, që së bashku me Elton Çekrezin rezulton blerës i tokave që janë objekt përplasjeje me banorët në Imshtë. Ai thotë se nuk ka asnjë projekt për fotovoltaik, por ka tentuar të rrethojë tokën e blerë nga ish-pronarët. Çekrezi deklaron se ka bërë kallëzim ndaj banorëve të zonës për uzurpimin e pronës. Në konfliktin për të cilin rrëfyen banorët, ai që ka tentuar të rrethojë tokën ka qenë Anduel Çekrezi. TCH

Etiketa: konflikti

Lajme të lidhura

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç
Breaking Views

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann
Breaking Views

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Para
PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç
Breaking Views

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të enjte emërimin e dy ambasadorëve të rinj të Shqipërisë në misione...

Lexo më shumë
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26
Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

11:27 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com