GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

në Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, Ajola Xoxa është shtatzënë.

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes, shkak është bërë procesi gjyqësor ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. Ndërkohë që prej më shumë sesa 1 viti ajo po përballet me drejtësinë, paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë fotot e para të saj, ku dukshëm duket edhe barku i rrumbullakosur. Nën shoqërinë e nënës së saj, Ajola është shfaqur në rrugët e Bllokut, ku duket në muajt e fundit të shtatzënisë. Ndonëse e veshur me të errëta dhe me të gjera, si për të fshehur disi barkun, dukshëm është vënë re.

Që para se të niste kalvari i drejtësisë për çiftin Veliaj, Ajola ka zgjedhur që të ruante një profil të ulët në media, duke preferuar që edhe në shtatzëninë e parë të rrinte diskrete. E teksa me të dytën, situata e saj, jo vetëm juridike është e komplikuar, Ajola preferon që edhe kur del në publik, ‘të kamuflojë’ disi pamjen e saj si për t’i shpëtuar syve të kureshtarëve. I shte avokati i Ajola Xoxës, Maksim Haxhija, ai që bëri të ditur në sallën e gjyqit se ajo nuk mund të ishte e pranishme për arsye shëndetësore. Sipas deklarimit të tij, mungesa lidhet pikërisht me shtatzëninë.

“Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk mund të paraqitet në gjykatë”, – u shpreh avokati, duke sqaruar edhe arsyen e mungesës së saj në seancë.

Mësohet se Ajola është rreth muajit të 7 të shtatzënisë dhe çifti ka përdorur metodën invitro për të mbetur shtatzënë pas shumë tentativash të mëparshme të saj. Fëmija i dytë i çiftit vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.

Etiketa: Ajola Xoxa

Lajme të lidhura

Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet
Botë

Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet

15:04 - 29/06/26
Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)

14:46 - 29/06/26
Neymar dhuron 250 mijë dollarë ndihma pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë
Botë

Neymar dhuron 250 mijë dollarë ndihma pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë

14:22 - 29/06/26
Para
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të gjithë prisnin Messin, FIFA surprizon me emrin e sulmuesit më të mirë të fazës së grupeve
Sport

Të gjithë prisnin Messin, FIFA surprizon me emrin e sulmuesit më të mirë të fazës së grupeve

15:28 - 29/06/26

Deniz Undav është emri që ka tërhequr më shumë vëmendje pas përfundimit të fazës së grupeve në Botërorin 2026. Sulmuesi...

Lexo më shumë
Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet

Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet

15:04 - 29/06/26
Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)

14:46 - 29/06/26
Neymar dhuron 250 mijë dollarë ndihma pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë

Neymar dhuron 250 mijë dollarë ndihma pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë

14:22 - 29/06/26
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

13:55 - 29/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com