GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shqipëria zbrazet, shteti rritet!” Tabaku: Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për krizën demografike në Shqipëri dhe rritjen e vazhdueshme të administratës publike, duke theksuar se vendi po përballet me një kontrast të fortë mes largimit të qytetarëve dhe zgjerimit të shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku publikoi një grafik të bazuar në të dhënat e INSTAT, sipas të cilit numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2001 rreth 800 mijë shqiptarë jetonin jashtë vendit, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në rreth 1.46 milion, një rritje prej 82%. Në të njëjtën kohë, popullsia rezidente në vend ka rënë me rreth 20%.

Sipas saj, ndërkohë që vendi po përballet me largim të vazhdueshëm të qytetarëve, administrata publike ka arritur nivelet më të larta të 23 viteve të fundit. Aktualisht, sipas të dhënave të publikuara, administrata ka rreth 185,400 punonjës.

Tabaku thekson se edhe raporti i punonjësve të administratës për çdo 1,000 banorë është rritur ndjeshëm. Nga 62 punonjës për çdo 1,000 banorë që ishte më parë, sot ky raport ka arritur në 79.

Deputetja e PD e krahason këtë tregues me mesataren e Bashkimit Europian, e cila sipas saj llogaritet rreth 60–65 punonjës publikë për çdo 1,000 banorë, duke nënvizuar se Shqipëria tashmë ka një raport më të lartë se vendet e BE-së, pavarësisht se ekonomia është shumë më e vogël dhe popullsia është në rënie.

Tabaku argumenton se situata tregon një model të gabuar zhvillimi, ku në vend që të krijohen mundësi për të mbajtur shqiptarët në vend, po ndërtohet një shtet gjithnjë e më i madh mbi një shoqëri gjithnjë e më të vogël.

Etiketa: punesimeTabaku

Lajme të lidhura

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së
Breaking Views

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së

23:28 - 21/05/26
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro
Breaking Views

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

22:33 - 21/05/26
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete
Aktualitet

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

22:00 - 21/05/26
Para
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Ndryshimet në statutin e PD-së, reagon Salianji: Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së
Breaking Views

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së

23:28 - 21/05/26

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për Bashkimin Europian, Zef Mazi, ishte në një lidhje direkte për Ora News, ku foli për vonesën...

Lexo më shumë
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

22:33 - 21/05/26
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

22:00 - 21/05/26
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/  Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

21:33 - 21/05/26
Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

21:07 - 21/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com