GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit të Konkurrencës, që kontrollohen nga mazhoranca e Edi Ramës. Ndërkohë dy rezolota janë bllokuar në Kuvend këto ditë që synonin rregullimin e cmimeve të sigurimeve. Denoncimin e bën deputeti Erion Brace.

Ndërsa për të gjitha institucionet Parlamenti miratoi në seancë plenare projektrezolutat dhe rekomandimet, çuditërisht kjo nuk ndodhi për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetin e Konkurrencës. Dokumentet për të dy këto institucione ishin miratuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, që në muajin tetor, por nuk iu nënshtruan votimit përfundimtar në sallë nga deputetët.

Për Report TV deputeti i PS-së Erion Braçe thotë se është e papranueshme, kjo situatë e krijuar me dy institucione që impaktojnë direkt edhe interesin publik.

“Ajo që ka ndodhur në seancë plenare pastaj është e papranueshme. Nuk mundet që seanca plenare t’i thotë komisionit të ekonomisë dhe financave që unë nuk e miratoj rezolutën tënde pa arsye. Pa arsye sepse ka qenë në rend të ditës, është shtyrë, është nxjerrë nga rendi i ditës, është shtyrë prapë derisa u la pa u votuar”, thotë Braçe.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurrencës janë pa detyra për të përmbushur. Për AMF-në, mes 12 rekomandimeve që ishin lënë nga Komisioni, ishte edhe rishikimi i rregullores së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, e njohur si bonus-malus, pasi më shumë ndëshkon sesa shpërblen drejtuesit e mjeteve.

“Bonusi është thuajse i papërfillshëm. 2000 lekë, 3.000 lekë, 5.000 lekë, të vjetra. Ndërkohë që malusi rëndon. Shumë mirë bëhet që rëndon malusi, ama rregullorja duhet të kishte shumë më tepër shkallë dhe shumë më tepër faktorë që vlerësonin sjelljen dhe nxisnin sjelljen e mirë të çdo drejtuesi mjeti në rrugë përmes kësaj incentivë që është incentivë ekonomike e drejtpërdrejtë. S’kam pse paguaj 220, 230, 200, 250.000 lekë të vjetra për një policë sigurimi në qoftë se unë sillem mirë në rrugë”, shprehet Braçe.

Në primin e sigurimit për mjetin (autoveturën), janë 7 faktorë risku, ku ndikimin më të madh në vlerën që paguhet e jep historiku i dëmeve. Për drejtuesit me aksidente ndëshkimi shkon deri në 40% (siguracioni shtrenjtohet), ndërsa për drejtuesit e rregullt të mjeteve bonusi është maksimumi 5%.

“Ne kemi pasur një takim me drejtoreshën ekzekutive të Autoritet e mbikëqyrjes financiare dhe me drejtorët kryesorë të atij institucioni ku kemi paraqitur rezervat konkrete që kishim edhe këtu në komision lidhur me këtë rregullore dhe natyrisht presim prej tyre reflektim”, thotë Braçe.

Dhe po për tregun e sigurimeve, në projektrezolutën e tetorit 2025, ju caktua si detyrë Autoritetit të Konkurrencës të hetojë me prioritet këtë treg, për të verifikuar nëse ka praktika që kanë ndikuar në kufizimin e konkurrencës dhe në fiksimin e çmimeve për produktet që ofrojnë kompanitë e sigurimeve, me qëllim rikthimin e konkurrencës.

“Autoriteti i konkurrencës ka dhënë leje për një marrëveshje për këmbim i informacionit, ndërkohë që kjo marrëveshje është shfrytëzuar nga operatorët në treg për të vendosur një situatë e ku të gjitha kompanitë kanë rënë dakord dhe kanë ndarë tregun me përqindje dhe ajo që reflektohet pastaj në treg drejtpërdrejtë ka të bëjë me faktin që atje s’ka konkurrencë, madje ka një marrëdhënie algoritmike e paligjshme që ndan muajin dhe javët me ditë të caktuara, me javë të caktuara për shitjen e produktit të një kompanie sipas përqindjes së tregut që këta kanë në mend që kanë atje”, thotë Braçe.

Por asnjëra prej draft-rezolutave nuk kaloi në seancë plenare. Për Report TV, Kuvendi e justifikoi këtë me mungesën titullarëve të dy institucioneve për të qenë në seancë.

“Për sa i përket raportimeve të institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend, e jo vetëm për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Autoritetin e Konkurrencës, ka qenë e planifikuar të raportonin në muajin dhjetor 2025 në Seancë Plenare, por për shkak të mos prezencës së titullarëve të këtyre institucioneve, është gjykuar që raportimet të zhvillohen sipas kalendarit që do të miratohet nga Konferenca e Kryetarëve”, thotë Kuvendi në përgjigjen zyrtare.

“Normalisht seanca plenare nuk e ka këtë të drejtë, nuk mund ta lidhi votimin e një rezolute me prezencën ose jo të titullarëve të institucioneve respektive në një seancë debati ose jo në sallën e Kuvendit”, thotë Braçe.

Për Autoritetin e Konkurrencës mes detyrave ishte përfundimi i hetimit për tregun e produkteve të shportës, tregut të kafesë si edhe të përqendrimit të shërbimeve shëndetësore, me fokus spitalet private.

Mendoni se ka ndikuar edhe presioni i kompanive që preken direkt në rast se këto dy projekt rezoluta?

“Nuk dua, nuk dua ta besoj këtë. Do jetë shumë e rëndë për një institucion siç është Kuvendi i Republikës së Shqipërisë që të jetë i impaktuar nga dëshira akoma dhe më keq nga biznesi dhe nga interesat e biznesit të këtij tregu do të jetë shumë keq në qoftë se është kjo. Do të jetë shumë keq në qoftë se është kjo”, përgjigjet Braçe. Deputeti nuk permend emra, por dihet boterisht se tregu i sigurimeve po ururpohet nga Sigal dhe perfituesi kryesor nga rregullorja aktuale e sigurimit te makiave eshte Avni Ponari.

Etiketa: Kryesore1SIGAL UNICA

Lajme të lidhura

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26
BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit
Botë

BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

20:21 - 16/03/26
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë
Sport

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26
Para
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Lexo më shumë
BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

20:21 - 16/03/26
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26
Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com