Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD, ndërsa konfirmoi se do të kërkojë votëbesimin e demokratëve më 23 maj. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin për pengim të integrimit, dhe bëri thirrje për protestën e 22 Marsit.
Sali Berisha konfirmoi në këtë formë se do të kërkojë votëbesimin e demokratëve në referendumin e 23 majit, siç janë cilësuar zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike.
Ai shoi debatet dhe aludimet e lidhura me synimet e një grupi të ngritur nga PD për ndryshimet në statut, duke bërë të qartë se i ashtuquajturi “neni Basha” nuk duhet të hiqet nga kushtetuta e partisë.
Berisha tha se udhëheqësi duhet të japë dorëheqjen kur humbet në kushte normale, jo në “farsa elektorale”, siç i cilëson ai proceset e fundit zgjedhore në vend.
Kryedemokrati akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama, duke e bërë përgjegjës për bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Në këtë qëndrim, në fokus mbajti raportin IBAR për integrimin, për të cilin ai deklaroi se “Shqipëria mbeti në klasë”.
Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të 22 marsit, duke nisur nga ora 18:00.
gijotina.com/










Discussion about this post