GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Varieties of Democracy Institute, i cili e rendit Shqipërinë në kategorinë e “autokracive elektorale”, duke ngritur shqetësime serioze për standardet demokratike në vend.

Në deklaratën zyrtare, PD thekson se ky vlerësim nuk është politik, por një analizë e pavarur dhe shkencore që, sipas saj, konfirmon problematikat e ngritura prej kohësh nga opozita dhe organizma ndërkombëtarë, përfshirë edhe raportet e OSBE-ODIHR.

Sipas opozitës, raporti evidenton probleme të thella si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përqendrimi i pushtetit, kontrolli mbi sistemin e drejtësisë, presioni ndaj mediave dhe përdorimi i administratës publike për qëllime politike.

PD akuzon drejtpërdrejt Edi Ramën për ndërtimin e një sistemi që, sipas saj, funksionon si “autokraci në praktikë”, ku institucionet ekzistojnë formalisht, por nuk garantojnë funksionimin demokratikm ndërsa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 22 marsit te Kryeministria.

Deklarata

Raporti i fundit i “Varieties of Democracy Institute” i jep Shqipërisë një damkë të rëndë ndërkombëtare: klasifikimin si autokraci elektorale, pra një vend ku nuk mbahen zgjedhje të lira! Kjo nuk është retorikë politike: Është vlerësim shkencor, i pavarur dhe i njohur globalisht, që konfirmon atë që Partia Demokratike thekson prej kohësh, që shtatë rezoluta ndërkombëtare bashkë me raportin e OSBE-ODHIR pohojnë qartë, dhe që shqiptarët provojnë në kurriz prej një dekade. Demokracia në Shqipëri, bazuar në përfundimet e Institutit suedez, është zbrazur nga përmbajtja dhe është shndërruar në fasadë.

I rëndë është fakti se, në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet më problematike përsa i përket demokracisë, duke mbetur pas shumicës dërrmuese të fqinjëve të saj. Ndërsa vende si Kosova, Kroacia, Greqia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania klasifikohen si demokraci elektorale, Shqipëria bie në kategorinë e autokracive, në nivel me Bosnjën, Serbinë dhe Turqinë. Ky është një regres i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Evropian. Raporti evidenton qartë arsyet: zgjedhje që nuk janë as të lira dhe as të ndershme, përqendrim ekstrem i pushtetit, kontroll mbi drejtësinë, presion mbi mediat dhe përdorim i administratës publike për qëllime politike.

Ky është modeli i ndërtuar nga Edi Rama: një sistem ku vota ekziston, por nuk vendos; ku institucionet kanë emër, por nuk funksionojnë; ku ligji shkruhet, por zbatohet selektivisht. Shqipëria sot është një demokraci në letër dhe autokraci në praktikë. Ky realitet nuk mund të relativizohet dhe as të maskohet me propagandë. Ai ka pasoja të drejtpërdrejta për të ardhmen e vendit, për integrimin evropian, dhe për besimin e qytetarëve te shteti. Edi Rama e ka futur Shqipërinë në një kurs përplasjeje me aspiratat kombëtare, në një rrugë pa krye nga e cila nuk dilet me propagandë dhe as me forcë. Nga ky udhëkryq dilet vetëm duke larguar Edi Ramën, një orë e më parë. Fatet e vendit nuk mund të lihen në duart e ajatollahut të Tiranës. Protesta kombëtare e 22 marsit është një thirrje për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve, për ta ndalur rrëshqitjen e vendit në humnerën prej së cilës doli më 22 mars 1992.

Por çfarë  thotë raporti i institutit V-Dem

Raporti i fundit i V-Dem thotë se Europa Lindore është kthyer në një nga zonat më të prekura nga prapakthimi demokratik, në një kohë kur edhe SHBA-ja dhe demokraci të tjera të konsoliduara po shënojnë dobësim të të drejtave dhe të kontrollit institucional…

Qeverisja demokratike po përballet me një presion të paprecedentë në mbarë botën, ndërsa Europa Lindore po shfaqet si një nga vatrat kryesore të prapakthimit demokratik. Këtë e thekson raporti i fundit për demokracinë i Institutit V-Dem për vitin 2026.

Sipas raportit, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina dhe Zambia kaluan nga demokracia zgjedhore në autokracinë zgjedhore, sipas vlerësimit të V-Dem. Ndërsa Guajana, Mongolia dhe Nigeria përmirësuan gjendjen nga autokracia zgjedhore në demokracinë zgjedhore. Guinea-Bissau u përkeqësua nga autokracia zgjedhore në autokracinë e mbyllur. V-Dem vëren se disa vende janë afër pragut midis kategorive të regjimit, gjë që i bën klasifikimet më pak të sigurta në këto raste.

Shqipëria, autokraci zgjedhore/ Demokracia në rënie të

 

Etiketa: Kryesore1RamaraportiShqiperi

Lajme të lidhura

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike
Aktualitet

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
Aktualitet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!
Aktualitet

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
Para
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër. Që prej nisjes së konfliktit në...

Lexo më shumë
Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com