GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë nga Berlini për takimet që po zhvillon në krye të delegacionit të opozitës shqiptare në Bundestag dhe në qeverinë federale gjermane.

Bardhi thekson se Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme që garanton standardet europiane dhe e çon përpara procesin e integrimit, i penguar nga aktet e PS në mbrojtje të korrupsionit dhe pengimit të drejtësisë.

Deklarata:

Dy ditë intensive në Berlin, me takime të ngjeshura së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu. Takimet nisën me raportuesin për Shqipërinë në Bundestag dhe do të vijojnë me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Europiane, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe një numër të madh deputetësh. Më pas, axhenda vijon në qeverinë federale, në Ministrinë e Jashtme, me Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane.

Ndërsa në Shqipëri opozita përjashtohet nga një mazhorancë që kontrollon të gjitha institucionet, në Berlin zëri i saj dëgjohet me respekt dhe vëmendje.

Shqipëria ka nevojë të zbatojë standardet europiane në vend, jo vetëm me fjalë, por me vepra. Për fat të keq, Partia Socialiste ka treguar përmes veprimeve se pengon drejtësinë dhe merr në mbrojtje zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion.

Kjo pengon procesin e integrimit.
Prandaj nevojitet ndryshimi.
Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të pasur një qeveri të përgjegjshme që punon për standardet europiane dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Mirënjohje pa fund për të gjithë kolegët dhe autoritetet këtu në Gjermani për pritjen dhe diskutimin e hapur.

Uroj që për Shqipërinë dhe shqiptarët procesi i integrimit të ecë përpara me një qeveri të përgjegjshme që punon për interesin publik. Ju përshëndes nga Berlin

Etiketa: BardhiBerlin

Lajme të lidhura

Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit
Aktualitet

Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

17:28 - 26/09/26
Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!
Aktualitet

Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

17:13 - 26/09/26
Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, zbardhet takimi me presidentin Begaj
Aktualitet

Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, zbardhet takimi me presidentin Begaj

16:20 - 26/09/26
Para
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëri-Bjellorusi, 4 kuqezinj përfundojnë në tribunë
Sport

Shqipëri-Bjellorusi, 4 kuqezinj përfundojnë në tribunë

17:43 - 26/09/26

Trajneri i kombëtares shqiptare Rolando Maran ka përzgjedhur 23 lojtarët që do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme...

Lexo më shumë
Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

17:28 - 26/09/26
Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

17:13 - 26/09/26
Historiku i përballjeve me Bjellorusinë, Shqipëria ka bilanc pozitiv

Historiku i përballjeve me Bjellorusinë, Shqipëria ka bilanc pozitiv

16:37 - 26/09/26
Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, zbardhet takimi me presidentin Begaj

Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, zbardhet takimi me presidentin Begaj

16:20 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com