GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Berlin, ku kanë zhvilluar dy seanca dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane dhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Bundestag.

Në fokus të seancave dëgjimore kanë qenë çështje themelore, si: shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, pengimi i drejtësisë në rastin e Belinda Ballukut, zhvillimi ekonomik i vendit, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut, qasja e re Rama–Vuçiç mbi integrimin, si dhe linjëzimi i politikës së jashtme të Shqipërisë me BE-në.

Deputetët e opozitës janë shprehur se ekziston një dallim thelbësor midis aspiratës së qytetarëve shqiptarë për t’iu bashkuar familjes europiane dhe përmbushjes së kushteve të nevojshme për anëtarësim nga mazhoranca aktuale.

Njoftimi i plotë lidhur me takimin:

Gjatë vizitës në Berlin, patëm mundësinë të zhvillonim dy seanca dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane dhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Bundestag. Në këto takime morën pjesë përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjermania e mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE, bazuar në meritë. Ne i jemi falënderues për të gjithë ndihmën e dhënë deri më tani dhe e vlerësuam shumë faktin që anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane ishin të informuar plotësisht mbi zhvillimet në Shqipëri.

Fokusi i interesit dhe i pyetjeve të deputetëve të Bundestagut ishin çështje themelore, si: shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, pengimi i drejtësisë në rastin e Belinda Ballukut, zhvillimi ekonomik i vendit, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut, qasja e re Rama–Vuçiç mbi integrimin, si dhe linjëzimi i politikës së jashtme të Shqipërisë me BE-në.

Së bashku me kolegen Jorida Tabaku, që përfaqësonim opozitën, ritheksuam edhe një herë mbështetjen e plotë për procesin e integrimit të bazuar në meritë dhe në respektimin e standardeve europiane në vend. Ndamë qëndrimin se ekziston një dallim thelbësor midis aspiratës së qytetarëve shqiptarë për t’iu bashkuar familjes europiane dhe përmbushjes së kushteve të nevojshme për anëtarësim nga mazhoranca aktuale.

Qeveria shqiptare, në vend që të sigurojë standardet, po bën hapa pas që e largojnë Shqipërinë nga BE-ja. Korrupsioni dhe mungesa e barazisë para ligjit vijojnë të jenë pengesa serioze. Nuk ka plan B. Ka vetëm një rrugë: Europën me standarde reale.

Etiketa: BardhiTabaku

Lajme të lidhura

“Mobilizimi më i madh ndër vite”/ Rubrika analitike në “CNN”: Objektivi i protestave është Edi Rama
Aktualitet

“Mobilizimi më i madh ndër vite”/ Rubrika analitike në “CNN”: Objektivi i protestave është Edi Rama

19:48 - 26/07/26
Lubonja për median e madhe sllovene: Flamingot’ i rrëzuan fasadën kryeministrit! Marta Kos s’i dëgjon protestuesit
Aktualitet

Lubonja për median e madhe sllovene: Flamingot’ i rrëzuan fasadën kryeministrit! Marta Kos s’i dëgjon protestuesit

19:00 - 26/07/26
Përshkallëzohet zjarri në Zvërnec, rrezik për banesat dhe bizneset
Aktualitet

Përshkallëzohet zjarri në Zvërnec, rrezik për banesat dhe bizneset

18:35 - 26/07/26
Para
Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mobilizimi më i madh ndër vite”/ Rubrika analitike në “CNN”: Objektivi i protestave është Edi Rama
Aktualitet

“Mobilizimi më i madh ndër vite”/ Rubrika analitike në “CNN”: Objektivi i protestave është Edi Rama

19:48 - 26/07/26

CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth dy muajsh në...

Lexo më shumë
Lubonja për median e madhe sllovene: Flamingot’ i rrëzuan fasadën kryeministrit! Marta Kos s’i dëgjon protestuesit

Lubonja për median e madhe sllovene: Flamingot’ i rrëzuan fasadën kryeministrit! Marta Kos s’i dëgjon protestuesit

19:00 - 26/07/26
Përshkallëzohet zjarri në Zvërnec, rrezik për banesat dhe bizneset

Përshkallëzohet zjarri në Zvërnec, rrezik për banesat dhe bizneset

18:35 - 26/07/26
Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor

18:19 - 26/07/26
Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

18:10 - 26/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com