GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë

19:35 - 23/03/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita është e vendosur për kryengritje paqësore sepse ajo i çon në një fitore. Duke folur në ‘Foltoren’ para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se opozita nuk e merr pushtetin me dhunë.

Lideri i opozitës tha se rruga e vetme, për të rrëzuar qeverinë është qëndresa kundër regjimit dhe protestat. Sipas tij, një regjim i cili vjedh dhe krijon ligje për të mbrojtur vjedhjet e tij, nuk ka legjitimitet, ikën me çdo kusht dhe çdo mjet.

Sali Berisha: Do t’u tregoj një zhvillim të fundit. Niko Peleshi do shkonte në Gjermani për të takuar natyrisht kryetarin e Bundestagut dhe në këtë udhëtim, normalisht që do të kishte deputetë nga PD, nga partitë e tjera, siç është përbërja e parlamentit. Mjaftoi fakti që unë në grupin parlamentar t’u kërkoja deputetëve që do t’ia rreshtonin në prani të homologut të tij të Bundestagut të gjithë mënyrën se si e drejton parlamentin, ai iku pa asnjë deputet të PD.

Miq, thashë edhe njëherë, ne jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, por jemi me shpresë. Dhe unë u them ju se shpresa më e madhe është sot se ne jemi opozitë e vendosur të qëndrojmë. Sepse për ne, rruga e vetme është qëndresa kundër regjimit dhe protesta dhe çdo ditë e më shumë shqiptarët po e kuptojnë këtë. Ka qenë shtatori i vitit 2021 dhe isha nisur për një foltore në Lushnje. Sa dola tek kthesa, shoh policinë prapa e mbrapa, bllokon rrugët, bllokon njerëzit dhe bëri gjithçka që unë të mos arrija dot në kohë.

Pra, policia kishte marrë në patronazh nga unë ish-kryetarin Lulzim Basha. E kuptoni se çfarë opozite duan këta? Këta janë horra që nuk kanë as moral, as nder. Nuk kanë princip. Ndaj këtyre vetëm qëndresa dhëmb për dhëmb, dhëmb për dhëmb, dhëmb për dhëmb. Miqtë e mi, ne jemi përcaktuar dhe mbetemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Regjimi meriton çdo formë kryengritje, ua them unë ju se një regjim që del nga farsa elektorale, nuk ka legjitimitet.

Se një regjim, i cili vjedh dhe krijon ligje për të mbrojtur vjedhjet e tij, nuk ka legjitimitet, ikën me çdo kusht dhe çdo mjet. Por përcaktimi ynë për kryengritje paqësore buron jo nga mëshira ndaj tyre, se ata nuk meritojnë asnjë mëshirë, se ata meritojnë ndëshkimet më të mëdha, por buron nga bindja se kryengritja paqësore na çon ne në fitore. Na sjell ne në fitore. Jemi këtu, duhet t’u flasim haptas shqiptarëve.

A nuk u zbraz kjo kryeministri në vitin 1998? Kryeministri ia mbathi në Shkup. Por ne nuk vijmë kurrë. Aty dy ditë më vonë erdhi një kryeministër tjetër, më i keq se i pari. Pse? Sepse ne nuk marrim pushtet me dhunë. Ne besojmë tek vlerat demokratike, ne jemi demokratë, ne besojmë tek vullneti i popullit dhe këtu buron përcaktimi ynë i kryengritjes paqësore. Por kjo kryengritje, sigurisht nuk është një ndeshje futbolli, por në mënyrë absolute nuk ka forcë në botë që e ndal pa shkuar në fitore.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së
Aktualitet

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha
Aktualitet

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26
Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues
Aktualitet

Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

21:41 - 23/03/26
Para
Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së
Aktualitet

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26

Lidhur me skandalin seksual të anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, i cili u përfshi në ngacmim seksual me një zonjë,...

Lexo më shumë
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26
Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

21:41 - 23/03/26
Vendimi i GJKKO për zbërthimin e celularëve hap “kutinë e Pandorës”, në “sitë” besnikët e Ballukut

Vendimi i GJKKO për zbërthimin e celularëve hap “kutinë e Pandorës”, në “sitë” besnikët e Ballukut

21:28 - 23/03/26
Protesta e opozitës, Lisandër Hoxha: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Lisandër Hoxha: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë

20:54 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com