GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi gjatë konferencës për mediat se Belinda Balluku, ish zëvendës kryeministrja dhe ish ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, po tenton që t’i shpëtojë drejtësisë, duke kërkuar që të blejë pasaportë të huaj për të ikur jashtë vendit.

Sipas Berishës, ka të dhëna se Balluku “është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një por në disa vende”. Këtë, theksoi kryedemokrati, ajo po tenton ta bëjë në Serbi nëpërmjet investimeve, përpjekje që sipas tij, nuk kanë rezultuar të suksesshme.

kryedemokrati i bëri thirrje vendeve të Evropës dhe Botës, por edhe bankave të huaja që të “ngrijnë” llogaritë bankare të Belinda Ballukut dhe kryeministrit Rama.

Sipas tij, çdo qindarke e tyre është para e vjedhur tek qytetarët shqiptarë.

Deklarata e plotë:

Përsëri vazhdon censura 100% e plotë dhe totale si kurrë ndonjëherë për Ballukun, dosjen e saj.
Ajo çka mund të informoj unë, të dhëna nga qytetarë digjitalë më pohojnë se Balluku, Lubia është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një, por në disa vende.
Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi.
Thuhet se ato përpjekje nuk janë kurorëzuar me sukses pas disa përpjekjeve që ajo bëri në vendet e Gjirit Persik.
Pra, Lubi Balluku po përgatitet të blejë shtetësi për të shpëtuar në mënyrë përfundimtare përgjegjësisë para ligjit, pasi ajo ka vjedhur në Shqipëri dhe shpërdoruar miliarda e miliarda euro.
Gjatë periudhës së saj, ajo ka administruar 12 mliardë euro. Më shumë se kushdo tjetër në historinë tonë kombëtare.
Por ajo ka vjedhur nga 90 gjer në 100%.
Natyrisht kurrë autore e parë.
Edi Rama qëndron mbrapa çdo vjedhje.
Tani, ajo kërkon të blejë shtetësi. Sipas burimeve, përpjekje të  fuqishme ka bërë edhe në Beograd.
Ndërkohë po interesohet edhe në vende të tjera që e kanë këtë praktikë.
Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është, asnjë pranim i kërkesës për shtetësi të një personi që në shërbim të Edi Ramës qëndron në themel të krizës së madhe, në themel të varfërimit të një populli të tërë.
Imagjinoni ju 12 miliardë euro që ka pasur ajo në portofolin e saj dhe që ka gjithsej në sipërfaqe 8 rrugë të shkatërruara dhe nuk ka asgjë që u mbetet shqiptarëve.
Do të ishte shkelje e të gjitha konventave ndërkombëtare çdo pranim i kërkesave të saj.
Rikujtoj edhe njëherë se çdo qindarkë e saj është një vjedhje që Edi Rama dhe Lubi Balluku u kanë bërë shqiptarëve.
Ndaj dhe u bëj thirrje vendeve të Evropës dhe botës, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave të huaja të ngrijnë me urgjencë çdo llogari të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës se ato janë pasuri të qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: BallukuberishaKryesore1nenshtetesi

Lajme të lidhura

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Para
Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar

Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26

Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Viktima është Edmond (Ali) Sula,...

Lexo më shumë
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com