GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për skemën kombëtare 2026. Me disa pankarta nëpër duar, ata bëjnë thirrje për politika më të qëndrueshme për sektorin e bujqësisë.

“Bojkotoni ushqimin serb”, “Kontribuo të ushqehemi shëndetshëm”, “Naftë pa taksa”, “ Ulja e çmimit të qumështit nga përpunuesit në kohë lufte është antikombëtare”, “Duam të punojmë dhe jetojmë me dinjitet”, “Bojkotoni fermat serbe”, “Duam ministri bujqësie jo propagandë”, “Naftë pa taksa”, “Duam subvencione, naftë si jahtet” janë disa nga pankartat që ata kanë parashtruar ndërsa protestojnë përpara institucioneve.

Njëri prej tyre dëgjohet teksa thotë se nuk kanë dalë në protestë për të bërë politikë por për të kërkuar të drejtat e tyre.

Blegtorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të garantuar mbështetje konkrete për prodhimin vendas.

“Skema nuk na mbështet, kostot janë të larta. Skema 2026 nuk ishte ajo që u diskutua me ne. Të na subvencionohet nafta si jahtet. Të rritet mbështetja për blegtorinë, të bllokohet importi që na konkurron”, tha një prej protestuesve.

Ata mes të tjerash kërkuan subvencione nga shteti. “Kërkojmë subvencione si gjithë rajoni. Kemi 7-8 herë më pak subvencione sesa rajoni. Me kë duhet të konkurrojmë ne? Kërkojmë naftë pa taksa për fermerët ose të bëjë një rregullim qeveria për taksën e qarkullimit”, pohoi një tjetër.

Mesohet se Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ai i Bujqësisë, Andis Salla, do të presin në zyrë 10 fermerë për të diskutuar nga afër kërkesat dhe shqetësimin e tyre.

Në këtë takim që mbahet në ministrinë e Bujqësisë do të marrin pjesë fermerë nga Shkodra, Fieri, Lushnja, Korça dhe Gjirokastra.

Etiketa: blegtoreproteste

Lajme të lidhura

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!
Breaking Views

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

21:26 - 11/10/26
“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!
Breaking Views

“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

21:18 - 11/10/26
“Mos flisni, ju japim para”/  Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës
Breaking Views

“Mos flisni, ju japim para”/ Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës

21:08 - 11/10/26
Para
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!
Breaking Views

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

21:26 - 11/10/26

Protesta e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit dhe për veprimet...

Lexo më shumë
“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

21:18 - 11/10/26
“Mos flisni, ju japim para”/  Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës

“Mos flisni, ju japim para”/ Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës

21:08 - 11/10/26
Aktivisti: Socialistët votuan në rresht Territorialen për shpopullimin e vendit

Aktivisti: Socialistët votuan në rresht Territorialen për shpopullimin e vendit

20:57 - 11/10/26
Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës

Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës

20:49 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com