GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama “zbulon” punonjësit e huaj në Durrës, i porosit të mësojnë shqipen, u prezanton edhe skemën e re të pensioneve

19:21 - 08/04/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama “zbulon” punonjësit e huaj në Durrës, i porosit të mësojnë shqipen, u prezanton edhe skemën e re të pensioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me punonjësit e huaj të kompleksit industrial në Durrës gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme.

Kryeministri u sugjeroi punonjësve të përparojnë me gjuhën shqipe, duke iu drejtuar me të qeshur se u duhet edhe për të mallkuar në gjuhën tonë.

“Nuk e di sa kanë ecur me gjuhën shqipe punonjësit e huaj që keni këtu, por doja të thoja disa fjalë.

aleminderit shumë. Nuk e di sa keni ecur me gjuhën shqipe, por duhet të mësoni shqip, sepse duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni”, u shpreh Rama.
Nga takimi në një kompleks industrial në Durrës, kryeministri Edi Rama tha se qeveria po përgatit një skemë të re pensionesh.

Kreu i qeverisë tha se kush do të kursejë më shumë për pensionin, mund të japë një kontribut nga paga, dhe të njëjtën shumë, shteti do e dyfishojë.

“Jemi duke përgatitur një skemë të re pensionesh. Duke u dhënë mundësi njerëzve që duan të kursejnë më shumë për pensionet, për të dhënë një kontribut, të cilin shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë. Pra, nëse dikush do të nxjerr nga paga një euro për pensionin, shteti do të vendosë një euro tjetër. Kështu do bëhen dy euro dhe, natyrisht, kjo do të jetë e kombinuar. Fondi i pensioneve do të fillojë të marrë formë dhe të garantojë qoftë ata që investojnë te fondi, por edhe lidhjen mes privatit dhe punonjësit”-tha Rama.

Kryeministri tha se gjithmonë e më shumë rritet nevoja për specialistë në fusha të caktuara.

Ajo që po shohim në këtë kohë, ku teknologjia po zëvendëson njeriun, është nevoja për burime të specializuara njerëzore. Robotët nuk do të arrijnë dot të plotësojnë të gjitha nevojat e burimeve njerëzore. Sot nuk është më pyetja sa mund të paguaj, por sa je në gjendje të bësh punën që kam nevojë dhe të paguaj pa problem. Nuk është më koha që kompanitë të kursejnë te pagat, por te specialistët” – u shpreh Rama.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Para
One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Champions League. Atletico Madrid po fiton 0-1 ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”. Sfida...

Lexo më shumë
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com