GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës

10:34 - 09/04/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Animal Rescue Albania ka denoncuar në rrjetet sociale një “varr masiv qensh: në Tiranë, ku sipas tyre bëhet fjalë për 11 qen. Ata theksojnë se trupat ishin të ngrirë, çka tregon se janë mbajtur gjatë në ambiente frigoriferike.

Gjithashtu janë gjetur mbetje spitalore që ngrenë dyshime mbi përfshirjen e strukturave si dhe qese e materiale që mund të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Organizata thotë se ka bërë kallëzim penal dhe dorëzuar çdo provë, ndërsa kërkon hetim të plotë transparent dhe urgjent.

Postimi i plotë:

Masakër në zemër të Tiranës: Varr masiv qensh në mes të Tiranës- 11 trupa qensh të ngrirë dhe një ndërgjegje e vdekur

Sot u përballëm me një nga pamjet më makabre që kemi parë ndonjëherë. Pas një raportimi nga vullnetarët, shkuam në vendngjarje dhe ajo që gjetëm ishte përtej çdo imagjinate njerëzore.

Në kazanët e mbeturinave u gjetën mbi 11 trupa qensh të pajetë, të hedhur pa asnjë mëshirë, si të mos kishin qenë kurrë qenie të gjalla.

Faktet tronditëse:

Trupat ishin të ngrirë: Gjendja e tyre tregon qartë se janë mbajtur për një kohë të gjatë në ambiente frigoriferike përpara se të hidheshin.

Mbetje spitalore: Mes trupave u gjetën materiale veterinare dhe pjesë trupore që lidhen me ndërhyrje sterilizimi, çka ngre dyshime serioze mbi përfshirjen e strukturave të caktuara.

Prova në vendngjarje: Kemi gjetur qese dhe materiale specifike që mund të ndihmojnë në identifikimin e origjinës së këtij krimi.

Asnjë krim nuk mbetet pa gjurmë.

Kemi depozituar menjëherë kallëzim penal dhe kemi dorëzuar çdo provë në dispozicionin tonë. Tashmë, barra i mbetet autoriteteve: kërkojmë një hetim të plotë, transparent dhe urgjent.

Kushdo që fshihet pas këtij akti duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Dhe le të jetë e qartë: për ne nuk ka asnjë dyshim se kush e ka kryer këtë akt dhe nga kanë dalë këta qen. Ne e dimë shumë mirë kush jeni — dhe ata e dinë po aq mirë që ne e dimë.

I bëjmë thirrje vullnetarëve, punonjësve apo qytetarëve që kanë informacion:

Mos heshtni.

Heshtja juaj është ajo që e lejon këtë barbarizëm të vazhdojë.

Vrasja masive dhe trajtimi i kafshëve si mbeturina spitalore është një dështim i rëndë njerëzor dhe institucional.

Një qytet që pretendon të jetë europian nuk mund të lejojë që kazanët e plehrave të kthehen në varreza masive të fshehta.

Tirana nuk mund dhe nuk duhet të jetë kjo.

Etiketa: qenVarr

Lajme të lidhura

Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln €
Aktualitet

Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln €

13:41 - 09/04/26
Kompania “ONE” abuzon me rritjen e çmimeve, reagon avokati: Abonentëve po iu shkelen të drejtat
Aktualitet

Kompania “ONE” abuzon me rritjen e çmimeve, reagon avokati: Abonentëve po iu shkelen të drejtat

13:36 - 09/04/26
Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori
Aktualitet

Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

13:26 - 09/04/26
Para
Bardhi në Kuvend: Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi

Bardhi në Kuvend: Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln €
Aktualitet

Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln €

13:41 - 09/04/26

Banorët e fshatit Grabian, ndoshta nuk do ta harrojnë kurrë cilësimin ‘kurvë’ që u bëri kryebashkiaku i tyre Josif Gorrea....

Lexo më shumë
Kompania “ONE” abuzon me rritjen e çmimeve, reagon avokati: Abonentëve po iu shkelen të drejtat

Kompania “ONE” abuzon me rritjen e çmimeve, reagon avokati: Abonentëve po iu shkelen të drejtat

13:36 - 09/04/26
Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

13:26 - 09/04/26
“Vendosini fre abuzimit”/ Braçe ‘sulmon’ ministrin Salla: Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize?

“Vendosini fre abuzimit”/ Braçe ‘sulmon’ ministrin Salla: Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize?

13:16 - 09/04/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

13:08 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com