GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kompania “ONE” abuzon me rritjen e çmimeve, reagon avokati: Abonentëve po iu shkelen të drejtat

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania “ONE” abuzon me rritjen e çmimeve, reagon avokati: Abonentëve po iu shkelen të drejtat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “ONE” prej disa ditësh ka njoftuar një rritje të çmimeve të shërbimeve me 2.2%, por sipas avokatit Ervin Ymeraj, i cili e ka denoncuar këtë lëvizje që në fillim, ajo mund të jetë abuzive dhe e paplotë në informacionin ndaj abonentëve.

“Kompania ONE në kontratë ia njeh vetes të drejtën për të rritur çmimin në mënyrë të njëanshme dhe automatike, por klienti ka disa të drejta që nuk mund t’i prekë kontrata. Klauzolat e kontratës duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme. Klienti duhet të jetë i mirëinformuar që në fillim dhe të dijë që çdo ndryshim çmimi do ta prekë direkt. Në njoftimin e dërguar kjo nuk është sqaruar. Abonentët duhet të marrin informacion në formë private, por nuk është shpjeguar në njoftimin e ONE nëse ata kanë mundësi ta kundërshtojnë”, tha ai.

Sipas avokatit, mënyra se si kompania ka komunikuar ndryshimin e çmimit nuk respekton të drejtën për informim të qartë dhe të drejtpërdrejtë për abonentët.

“Kjo e bën rritjen abuzive dhe nuk mund të konsiderohet ndryshim i kushteve kontraktuale pa vullnet të përbashkët. Informacioni që jep kompania është i paqartë dhe voluminoz. Çdo abonent mund të bëjë kundërshtim dhe kompania duhet ta ketë parasysh. Nëse konsumatori nuk ndërhyn dhe nuk kundërshton, kjo konsiderohet pranim, dhe rritja mund të vazhdojë”, shprehet avokati.

Avokati shton se format e njoftimit nga ONE nuk janë të përshtatshme dhe nuk respektojnë të drejtën për transparencë dhe mundësinë për kundërshtim. Ai konsideron se nëse klauzola për rritje të çmimit ishte në kontratë, ajo është e padrejtë dhe krijon pasoja për abonentët.

“Kjo është një kosto për çdo qytetar. Shteti duhet të ndërhyjë, duke filluar nga AKEP-i, Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumatorit, por edhe shoqëria civile, që konsumatori të jetë sa më i mbrojtur”, tha ai.

Avokati Ymeraj thekson se abonentët kanë të drejtë të kundërshtojnë ndryshimet.

“Nga 1 maji, abonentët kanë të drejtë të kërkojnë mospranim të ndryshimeve dhe mund të bëjnë kërkesë për ndërprerje të kontratës, por duhet të kenë parasysh pasojat që kjo mund të sjellë”, tha ai.

Rritja e çmimeve nga “ONE” nuk është thjesht një ndryshim teknik i kontratës; është një shkelje e të drejtave të konsumatorëve. Qytetarët e kundërshtuan këtë rritje, por sipas avokatit, abonentët kanë të drejtën të reagojnë ligjërisht, ndërsa institucionet shtetërore dhe shoqëria civile duhet të ndërhyjnë për të garantuar që çdo qytetar të mos paguajë pasojat e një rritjeje të njëanshme dhe të paqartë.

Etiketa: abonenteavokateKryesore1ONE

Lajme të lidhura

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon
Aktualitet

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Para
Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon
Aktualitet

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26

Pedagogë dhe studentë janë mbledhur paraditen e sotme, para Universitetit të Tiranës, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com