GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Peleshi njofton mbledhjen për imunitetin e Ballukut, PD: Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 15 prill 2026, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për Belinda Balluku.

Në reagimin e tyre, PD thekson se shqyrtimi i çështjes në këtë moment, pa u zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përbën një “akt të paprecedent” dhe bie ndesh me parimet e shtetit ligjor. Grupi Parlamentar i PD-së e konsideron këtë veprim si injorim të autoritetit të GJK dhe cenim të besimit publik tek vendimet e saj, duke e cilësuar njoftimin e Kryetarit të Kuvendit si antikushtetues.

Reagimi i grupit të PD-së:

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar sot thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për në datë 15.04.2026, ora 12:00, me rend dite: “Shyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky njoftim bëhet në kushtet kur projektvendimi përkatës përfshinë dispozita që janë shfuqizuar njëzëri nga Gjykata Kushtetuese, duke injoruar autoritetin e kësaj të fundit dhe në shkelje të parimeve bazë të funksionimit të shtetit ligjor.

Secili qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe partnerët tanë ndërkombëtar kujtojnë se për 3 muaj, Kryetari i Kuvendit z. Niko Peleshi refuzoi të thërriste mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me arsyetimin se po priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me një kërkesë të Kryeministrit që nuk kishte asnjë lidhje me çështjen që shqyrtonte Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërkohë që në rastin konkret, edhe pse rendi i ditës është qartësisht i lidhur me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të njoftuar në datën 23 Shkurt 2026, Kryetari i Kuvendit ka ftuar deputetët në mbledhje, pa pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo praktikë bie ndesh me nenin 132 të Kushtetutës dhe provon edhe njëherë vullnetin e mazhorancës për të injoruar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Duke e konsideruar këtë akt si të paprecedent, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dënon me forcë provokimin e Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi dhe e konsideron njoftimin e bërë prej tij për të mbledhur Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ende pa u njoftuar vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, si një veprim antikushtetues, që cënon parimet bazë të shtetit ligjor dhe cenon besimin e publikut tek autoriteti i padiskutueshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

keshilli i mandateve

 

Etiketa: BallukuKryesore1kushtetuesemandate

Lajme të lidhura

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt
Aktualitet

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

14:02 - 30/05/26
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën
Aktualitet

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën

13:47 - 30/05/26
Berisha-demokratëve: Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…
Aktualitet

Berisha-demokratëve: Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…

13:20 - 30/05/26
Para
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike!

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023
Botë

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26

Në një raport të ri, Ministria e Brendshme Franceze thotë se aktet antifetare godasin lirinë e ndërgjegjes dhe ushtrimin e...

Lexo më shumë
UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

15:05 - 30/05/26
Vapa ekstreme pushton Europën: Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete

Vapa ekstreme pushton Europën: Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete

14:36 - 30/05/26
Një dron fluturon pranë zonës së operimit në Aeroportin e Mynihut, pezullohen përkohësisht fluturimet

Një dron fluturon pranë zonës së operimit në Aeroportin e Mynihut, pezullohen përkohësisht fluturimet

14:15 - 30/05/26
Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

14:02 - 30/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş