GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për Bashkinë e Tiranës, kush është kandidati i Partisë Demokratike? Berisha ‘shmang’ emrat

13:40 - 11/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara për Bashkinë e Tiranës, kush është kandidati i Partisë Demokratike? Berisha ‘shmang’ emrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga një prej ndjekësve të tij në rrjetet sociale, lidhur me figurën që PD dhe aleatët e saj, do të garonin për Bashkinë e Tiranës. Berisha u pyet nëse kandidatura do të ishte politike apo një profil qytetar gjithëpërfshirës, ndërsa kreu demokrat zgjodhi të shmangte një përgjigje të drejtpërdrejtë, ndërsa e vuri theksin në atë që në Shqipëri nuk mbahen zgjedhje të lira. “Ne do bëjmë gjithçka që të kemi kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë”, tha Berisha.

Do të doja një përgjigje nga ju në lidhje me zgjedhjet vendore në Tiranë. A do jetë kandidati i PD një figurë politike apo një profil qytetar gjithëpërfshirës? Dhe duke pasur akuzat e vazhdueshme dhe me vend për përdorimin e mekanizmave kriminale dhe të paligjshme nga qeveria e Ramaduros gjatë proceseve zgjedhore, për çfarë garancish konkrete po punoni? Dhe a mendoni se po punohet mjaftueshëm me bazën për të siguruar një përfaqësim real dhe një proces të ndershëm?

Sali Berisha: Ne do bëjmë gjithçka që të kemi kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. Nga ana tjetër theksoj se rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Edi Rama është armiku më i egër i votës së lirë dhe dua të them se çdo iluzion se Edi Rama pranon zgjedhje të lira dhe të ndershme është një mbështetje e hapur për diktaturën.

Ajo që ne arritëm, dhe kjo sigurisht ishte jetike dhe e domosdoshme, ne arritëm t’i faktojmë botës, t’i faktojmë komunitetit ndërkombëtar se në Shqipëri zgjedhjet zhvillohen në kushtet e partisë shtet.

Se në Shqipëri, zgjedhjet përcaktohen nga kartelet e drogës. Se Edi Rama ka shndërruar administratën në polici politike elektorale. Se zgjedhjet në Shqipëri janë një farsë e mirëfilltë elektorale.

Kjo tashmë është e qartë para gjithë botës. Por në qoftë se komuniteti ndërkombëtar e ka realizuar këtë plotësisht, e ka sanksionuar këtë në dokumente ndërkombëtare më serioze, na takon ne shqiptarëve t’i japim duart këtij krimineli elektoral, këtij armiku të egër të votës dhe lirisë së shqiptarëve.

Natyrisht këtu kemi të bëjmë me një faktor shtesë, kemi të bëjmë me një censurë të tmerrshme, të cilën kanë tendencë ta mohojnë me manipulimin e jashtëzakonshëm që mediat e kontrolluara nga qeveria u bëjnë të vërtetave dhe realitetit.

Do t’u jap një shembull. Në muajin gusht, të gjithë qeveritarët ishin me pushime dhe nuk bënin lajme me lakuriqësinë e tyre në plazhe. Në muajin gusht unë isha në seli duke dënuar çdo ditë farsën elektorale.

Dy motrat siameze, secila më e ligë se shoqja, nuk po e çoj gojën më tutje, të AMA-s, bënin raporte se mediat 90 përqind të kohës ia kushtonin Sali Berishës. U bënë famoze për mashtrimet e tyre të turpshme.

Po kështu janë faktuar tashmë se nga zyrat e Edi Ramës, mediat marrin lista se cilët persona nuk duhet të shkelin në studiot e tyre, se cilët persona duhet të ftohen dhe diskreditohen në studiot e tyre dhe se cilët persona duhet të ftohen dhe lavdërohen në studiot e tyre. Natyrisht kjo tani po bëhet gjithnjë e më evidente, prandaj edhe në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet thuhet se 90 përqind e medieve kontrollohen nga qeveria.

 

Etiketa: Bashkiberishakandidat

Lajme të lidhura

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim
Aktualitet

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim

15:00 - 11/04/26
Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër
Aktualitet

Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

14:30 - 11/04/26
Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar
Aktualitet

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar

14:19 - 11/04/26
Para
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Discussion about this post

TË FUNDIT

FSHF Sunday League/ Dajti dhe Primo MFC sigurojnë finalen e Kupës së Kampionit
Sport

FSHF Sunday League/ Dajti dhe Primo MFC sigurojnë finalen e Kupës së Kampionit

15:29 - 11/04/26

Janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës së Kampionit në FSHF Sunday League, duke përcaktuar dy skuadrat finaliste që do të luftojnë...

Lexo më shumë
Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim

15:00 - 11/04/26
Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

14:30 - 11/04/26
Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar

14:19 - 11/04/26
Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant

13:55 - 11/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com