GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur në një banesë, një 47-vjeçar, identifikuar si Ilir Zarka, ka humbur jetën pasi gjysma e trupit i ka ngecur në dritare.

Vëllai i pronarit të banesës, Uan Lule, ka rrëfyer momentet kur u mësua për ngjarjen, teksa ka treguar dhe detaje mbi rastin.

Sipas Nikollaq Lules, pronari i shtëpisë ndodhet prej rreth një muaji në Greqi pranë fëmijëve dhe pritej të kthehej pas festës së Pashkëve. Ndërkohë, banesa mbahej nën kujdes nga një fqinj që shkonte çdo ditë për të ushqyer qenin.

“Isha para dy ditësh dhe nuk pashë asgjë të dyshimtë. Vëllai ka lënë një komshi që kujdeset për shtëpinë. Kur ai ka ardhur sot në mëngjes, ka gjetur një person të varur në dritare dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe vëllain tim. Më pas më lajmëroi edhe mua,” tregoi ai.

Sipas dëshmisë, autori i dyshuar fillimisht ka tentuar të hyjë nga dera, duke thyer xhamin, por pa arritur të futet brenda. Më pas ai është drejtuar te dritarja e banesës, ku dyshohet se ka tentuar të hyjë me forcë, por ka mbetur i bllokuar.

“Duket se ka tentuar të futet nga dritarja, por xhamat janë të vegjël. I kishte ngecur gjysma e trupit dhe nuk dilte dot. Personi që ushqen qenin e ka gjetur në mëngjes në atë gjendje,” u shpreh familjari.

Ai shtoi gjithashtu se nuk jeton në atë banesë dhe kishte shkuar aty pasi u njoftua nga policia, ndërsa dyshon se viktima mund të ketë qenë rreth 45 vjeç.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Etiketa: Grabitjehajdutjete

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Diella bëhet edhe me këngë: Krejt Europën e habiti, me robota drejton shtetin (Video)

‘Vajza’ e Ramës zhytet në skandal! Gazeta zvicerane: Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com