GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështesë bllokadën e porteve iraniane nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se fokusi i tij është që Ngushtica e Hormuzit të jetë “plotësisht e hapur”. Duke folur për BBC-në, Starmer tha se është jetike që ngushtica të jetë e hapur dhe plotësisht funksionale.

“Aty i kemi përqendruar të gjitha përpjekjet tona… dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane do të bllokojë gjithë trafikun detar që hyn dhe del nga portet iraniane dhe zonat bregdetare në Gjirin Persik, duke filluar nga 13 prilli në orën 10:00, sipas kohës lindore.

Ai e mori këtë vendim pasi bisedimet për paqe me Iranin, të mbajtura gjatë fundjavës në Islamabad, dështuan. Anijet që shfrytëzojnë Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet joiraniane, nuk do të pengohen, tha ushtria amerikane. Mohammad Baqer Qalibaf, kryetar i Parlamentit iranian që udhëhoqi negociatat në Pakistan, ironizoi me vendimin e SHBA-së.

“Shijoni çmimet aktuale të pompave. Me ‘bllokadën’ e ashtuquajtur, së shpejti do të keni nostalgji për gazin prej 4-5 dollarësh”, shkroi ai në platformën X.

Përmes një deklarate të mëparshme të raportuar nga mediat iraniane, Qalibaf tha se Irani nuk do të dorëzohet nën kërcënime. Duke iu përgjigjur kërcënimit të presidentit Trump për bllokimin e çdo anije që tenton të hyjë apo të dalë nga Ngushtica e Hormuzit, forcat detare iraniane deklaruan se anijet ushtarake që i afrohen kësaj rruge ujore, do të trajtohen në mënyrë të ashpër.

Pas dështimit të negociatave midis Iranit dhe SHBA-së dhe shqetësimeve të shtuara rreth konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës dhe vlera e dollarit amerikan, më 13 prill, u rritën.

 

Etiketa: BritaniIranporte

Lajme të lidhura

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset
Botë

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26
Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës
Aktualitet

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme
Botë

Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme

08:46 - 13/04/26
Para
Kamionistët paralajmërojnë protesta, shkak çmimi i naftës, pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare

Kamionistët paralajmërojnë protesta, shkak çmimi i naftës, pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian
Aktualitet

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26

447 të burgosur përfitues të amnistisë do të duhet të presin miratimin nga Brukseli. E ndërsa kjo amnisti e miratuar...

Lexo më shumë
U fut për të vjedhur, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda shtëpisë

U fut për të vjedhur, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda shtëpisë

18:11 - 13/04/26
Kamionistët paralajmërojnë protesta, shkak çmimi i naftës, pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare

Kamionistët paralajmërojnë protesta, shkak çmimi i naftës, pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare

17:53 - 13/04/26
Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com