GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë/ Avokati: Veshja e tij është ‘molotov’, u rrezikuan jetë për të kursyer para…

09:44 - 15/04/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një pallat në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të paralajmëruar.

Ai deklaroi se përdorimi i materialeve të rrezikshme në fasadat e ndërtesave për arsye kursimi, ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve, ndërsa akuzoi si kompanitë ndërtuese ashtu edhe institucionet shtetërore për neglizhencë dhe mungesë të standardeve të sigurisë.

Altin Goxhaj: Ajo që ndodhi ishte zjarri i paralajmëruar. Në vitin 2023, në 14 shtator unë kam bërë një status që e rinxora para kur bëra njoftimin për këtë lidhje live, në të cilën unë parashikova pikërisht se çfarë duhet të bëhej. Pasi thashë se çfarë po ndodhte dhe në atë kohë unë thashë që fasadat e bukura fshehin lëndën djegëse.

Kurse ajo që duhet bërë është që menjëherë të fillojnë veprimet, nga një anë të dëmshpërblimit të viktimave nga autorët, që në këtë rast ishte kompania e ndërtimit por edhe shteti që kishte lejuar atë kompani që të bënte atë gjë. Ka të bëjë dhe me një element tjetër që shteti nuk vendoste fare rregulla.

Në vitin 2018-2023 kur gjithë Evropa u përfshi në një valë të madhe ndryshimi të të gjithë rregullave në lidhje me këto lloj fasadash. Pasi ndodhi një zjarr shumë i rëndë në Angli, në 2017-ën, ku vdiqën rreth 80 veta, në një pallat që e kishin veshur bukur, me kosto të ulët.

Dhe kjo veshja e bukur, kjo fasada e bukur hapi alarmin në gjithë Evropën dhe që në atë kohë ka filluar në Evropë një procedurë krejtësisht nga e para për çdo pallat që ka një fasadë me përmbajtje të ngjashme dhe u menjëherë në atë kohë dolën edhe rregulla që u nxorën jashtë ligjit të gjitha këto lloj materialesh në lidhje me veshjen e pallateve.

Ajo që kuptohet nuk ndodhi në Shqipëri ishte që të mos e vinte ujin në zjarr askush dhe ajo që është më e tmerrshmja në gjithë këtë histori është fakti që ndërtuesit e dinë se çfarë kanë, pasi e blejnë me kosto të ulët, një përmbajtje e cila konsiderohet, molotov. Si të flesh mbi molotov. Pse si të flesh mbi molotov? Molotovi bëhet shpërthyes në momentin që ti i vë zjarrin apo jo?

Mjafton një shkrepëse e vogël, një çakmak. Po ai ashtu është i padjegshëm derisa t’i vësh zjarrin. Në këtë lloj kuptimi edhe këto pallate janë bomba me molotov të gjitha. Dhe njerëzit flenë me molotov. Ç’do të thotë? Nga çasti në çast një zjarr më i vogël që të ndodhi, do të ndodhi kjo ngjarje. Tani hyjmë te analiza e problemit juridik brenda institucioneve dhe brenda kompanive. Të gjitha kompanitë që aplikojnë ende këtë lloj materiali të djegshëm, kursejnë një sasi shumë të vogël parash dhe nuk ja u ndjen fare për rrezikun, të cilin ata e dinë mirë. Pse them që e dinë mirë? Çdo kompani kur bën furnizimin me këtë lëndë të parë, e di nga burimi i blerjes dhe nga inxhinierët, teknikët, mekanikët që merren me këtë lloj pune për ta veshur, që kjo është një lëndë djegëse. Dhe kjo lidhet dhe me faktin se si e ruajnë para se ta vendosin, se këtu dua të dal tani. Të gjithë kompanitë e dinë që duhet të ndjekin masa të rrepta sigurie, kur magazinojnë lëndën e parë që do veshin pallatin. Sepse e dinë që nga çasti në çast mund të bëhet bombë.

Pra ata e dinë sepse kujdesen që të mos u flasë zjarri. Mbani mend Gërdecin që hidhnin barotin dhe u bë mal me barot. Koncepti është që këtu edhe këto ndërtime kanë si të thuash një magazinë plot me zjarr gati, po t’i vësh shkrepësen. Që do të thotë ata e dinë sepse e ruajnë para se ta vendosin.

Elementi i dytë, shteti që në 2017-ën është i ndërgjegjshëm për të gjitha pasojat e kësaj lënde se mund të shpreheshin para 2017 që nuk e dinin. Në 2017 u kthye në një çështje totale të gjithë Evropës dhe ka të bëjë edhe me furnizimin me lëndë të parë. Që do të thotë Shqipëria e bleu me çmim të ulët se i ra çmimi, ngaqë nuk blihej më. Dhe këtu kemi të bëjmë si të thuash me një veprim të arsyeshëm, të ndërgjegjshëm të gjithë palëve që kanë hyrë në këtë lloj tratative.

Ndërkohë kolaudatorët, që dhe ata e kanë ditur dhe ata e kanë mashtruar. Pse? Sepse kanë të bëjnë me një lëndë që ata nuk e shohin sepse është e mbuluar me ngjyra, me bojra. Ndërkohë që e dinë që kur bëhet kolaudimi, që pyetja e parë bëhet, kush janë masat e sigurisë ndaj zjarrit? Masa e parë e sigurisë ndaj zjarrit është veshja që diskutohet.

Tani në këtë lloj logjike ne kemi të bëjmë me një pallat që u ndërtua duke e ditur se çfarë bombe molotov po ndërtonte. Dhe banorëve nuk ju tregua një gjë e tillë. Çka do të thotë me fjalë të tjera, kemi të bëjmë si të thuash me një veprim të ndërgjegjshëm, rrezikimi të jetës për të kursyer ca para të qelbura. Pse them të qelbura?

Nuk llogaritet, çmimi është me një fjalë kursimi është absurd, është idiot. Është një kursim skandaloz kur mendon çmimin e metrit katror. Pra diferencat e dy lëndëve që përdoret ajo që është e padjegshmja, shkuma e padjegshme që vetëfiket dhe shkuma që digjet, kjo që kanë vënë këta, si të thuash është një diferencë jo ekstreme në raport me totalin, se ka bërë vetëm me lëndën e parë.

Etiketa: avokatiTiraneZjarr

Lajme të lidhura

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para
Aktualitet

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para

10:11 - 21/04/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Hetimi i FBI-së: Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg

08:42 - 21/04/26
Opozita në protestë, Boçi:  Orteku ka dëshmuar se kur nis, bëhet i papërballueshëm
Aktualitet

Paralajmëron Boçi: Rama po i tërheq zvarrë qytetarët që ngrenë zërin kundër qeverisë, duhen protesta më radikale

08:01 - 21/04/26
Para
Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit

Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para
Aktualitet

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para

10:11 - 21/04/26

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, 21 Prill, në Parkun Kombëtar...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Bie çmimi i naftës, tregjet botërore mbeten në pritje të sinjaleve për bisedime SHBA-Iran

09:33 - 21/04/26
Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

09:03 - 21/04/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Hetimi i FBI-së: Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg

08:42 - 21/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:20 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com